Integrali Sovran (Vetëdija): Një model i ri ekzistence

Limitet e gjuhës sime do të thotë limitet e botës sime.
–Ludwig Wittgenstein, Tractatus logico-philosophicus, 1922.

PREZANTIMI I AUTORIT
Vetëdija është subjekti më i rëndësishëm që kuptohet më së pakti. Merr një moment dhe mendo për këtë deklaratë. Ne dimë më shumë për universin sesa për një vetëdije të vetme. Unë nuk e barazoj trurin dhe qarkun e tij nervor si një zëvendësues të vetëdijes. Ato janë entitete të dallueshme, që kanë kapacitete dhe qëllime të dallueshme. Truri, në brëndësi të një kafke mbrojtëse, duke analizuar dhe llogaritur informacionin e një jete të vetme; dhe vetëdija, e cila fillon në perimetrin e jashtëm të njohjes së vetvetes si një kufi që zgjerohet, është një Sovrane e pafund, e pakufishme, e përfshirë në jetë dhe dimensione tepër të shumta për t’u numëruar.


Vetëdija është e pakapshme ndaj matjeve dhe zbulimeve të shkencës, sepse është krejtësisht subjektive. Nuk ka as edhe një vetëdije që ndan një përvojë të vetme identike me një tjetër. Vetëdija është unike për çdo formë jete. Secila prej tyre, duke i dhënë vetëdijes dallimin e dyshimtë të të qënit gjëja më e vështirë për t’u hartuar ose për ta bërë të qartë, për shkak të dy gjysmave të realitetit të saj: kompleksitetit të pafund dhe subjektivitetit të përsosur.


Gjatë historisë, hartografët u përpoqën të imagjinonin një hartë të botës. Ata përdorën raporte verbale nga udhëtarët dhe eksploruesit ose ata, vetë, ishin udhëtarët dhe eksploruesit. Ata i transkriptuan këto raporte në harta që prezantonin një vizion të një territori. Një mund edhe ta quaj atë një teori të fytyrës gjeografike të planetit. Dhjetëra mijëra përsëritje u bënë duke hartuar tokën, duke shtuar detaje si ishujt, vargmalet malore, lumenjtë, topografinë tredimensionale; duke bërë rregullime kur toka të reja zbuloheshin ose pushtoheshin. Sot ne kemi satelitë, gjeometri fraktale dhe kompjutera të fuqishëm për ta bërë këtë rezolucion të hollësishëm të disponueshëm për këdo në internet.


Ne kemi nevojë për më shumë hartografë që t’i bashkohen përpjekjeve për të hartuar fytyrën e vetëdijes, veçanërisht artistë. Që nga ardhja e shkencës moderne, studiues fetarë, psikologë, neurologë, biologë, fizikantë kanë debatuar për natyrën e vetëdijes. Disa artistë janë përpjekur të kapin “fytyrën” e saj të padukshmeー entitetin pas fytyrës sonë njerëzoreーduke përdorur bojë, kërcime, fotografi, muzikë, filma ose shkrime. Ndonjëherë, ndoshta nga rastësia, ata kapin gjurmën e saj në botën tonë njerëzore. Kur ata e bëjnë këtë, atje mund të ketë një njohje se artisti dhe vepra e tyre kishin dalë nga një burim i riーnjë lloj realiteti i brëndshëm që zgjat më shumë se keqkuptimi, dhe me një pasion të qetë, por të vendosur, ajo kërkon të kuptohet.


Të kuptuarit e vetëdijes është padyshim nënvlerësuar në kulturën tonë. Ndërsa sistemet tona të arsimit të lartë ofrojnë mendime të ndryshme filozofike dhe mësimet tona fetare pretendojnë të njohin natyrën e shpirtit njerëzor, vetëdija mbetet e përcaktuar ose nga një abstraksion intelektual ose nga fjalët e rrumbullakosura të poezisë. Interesante është se, vetëdija nuk është një subjekt real. Nuk ka asnjë degë të përpjekjes njerëzore që është e mbushur me studimin dhe analizën e vetëijes (përsëri, unë nuk po flas për trurin).


Ndërsa unë vazhdimisht, edhe në këtë fillim të hershëm, kam deklaruar se vetëdija dhe truri janë të dallueshëm; më lejo të shkoj një hap më tej dhe të bëj dallimin midis vetëdijes dhe shpirtit. Shuma totale e përkufizimeve të dakorduara të shpirtit do të mbushte një fjali. Në përgjithësi mendohet se shpirti është vetvetja jonë shpirtërore, e përjetshme. Zoti, Allahu, Yahweh, Brahman etj., është krijuesi i saj. Ai mund, nëpërmjet një procesi të panjohur, të krijohet në ngjashmërinë e Zotit. Shpirti, pas vdekjes së mbështjelljes së vdekshme, arrin një gjëndje hyjnore, nëse ai u përmbahet rregullave të caktuara. Jeta e përtejme, e mirë apo e keqe, është e kushtëzuar nga sjelljet si një krijesë njerëzore në tokë. Kjo është korniza e përgjithshme për konceptin e shpirtit.


Vetëdija, nga ana tjetër, nuk është fushë ekskluzive e ndonjë organizate të caktuar fetare ose shpirtërore. Është e vetmja gjë që është plotësisht e pranishme dhe e pafundme, prandaj vetëdija është gjithëpërfshirëse e të gjitha gjërave. Versioni i shkurtër i vetëdijes, të paktën në eksplorimet e mia, është se ajo është një sintezë e një identiteti Sovran (vetes) dhe një identiteti Integral (tërësisë). Kështu, termi im për vetëdijen është Integrali Sovran.

FIG.1

Termi, Integrali Sovran, u shfaq për herë të parë në 1998 kur unë hapa faqen e internetit të WingMakers. Ishte një përkufizim i ngulitur në letrat filozofike të botimit fillestar të materialeve, një përmendje relativisht e vogël në një sërë përmbajtjesh që përfshinte muzikë, vepra arti, filozofi, një roman dhe poezi, të mbështjella brënda një historie mitologjike. Në këtë punim, Integrali Sovran është në qëndër të skenës. Është fokusi. Nuk paraqitet si pjesë e një mitologjie, por si gjëja më reale që ekziston. Unë dua të theksoj se “Integrali Sovran” është një letër jo-trilluese me subjektivitet radikal, siç vetëm vetëdija mund ta evokojë.[1]

Ti mund ta zëvendësosh fjalën “vetëdije” me termin “Integrali Sovran”. Unë i përdor ato në mënyrë të ndërsjellëtë. Është thjesht një fytyrë ose aspekt i ri i vetëdijes që ky dokument i caktuar po propozon si përgjigje ndaj pyetjes, “Pse është vetëdija kaq e pakapshme dhe çfarë është ajo, gjithsesi?”

Disa mund të tundohen të thonë: “Ajo nuk është e pakapshme, njerëzit thjesht nuk i dëgjojnë mjaftueshëm pëshpëritjet e shpirtit të tyre”. Ka disa të vërteta në këtë perspektivë, por a ka atje një lloj dëgjimi specifik që e bën Integralin Sovran më të prekshëm dhe real? Ky është një qëllim tjetër i këtij punimi, për të nxjerrë Integralin Sovran në një skenë të ndriçuar, në mënyrë që ajo të mund të zbulohet, të paktën në nivelin “skeletor” dhe nga një pikë e favorshme: e imja.

[1] Integrali Sovran është një vetëdije e pastër që është njëkohësisht një individ unik dhe një pikë lidhjeje me forcën Integrale që lidh të gjithë jetën në hapësirë-kohë dhe sferat e dualitetit.


Ky punim është një teoremë mbi strukturën dhe natyrën e vetëdijes. Integrali Sovranー për sa i përket përshkrimit të tij në kufijtë dy-dimensionale të letrës ose kanvasitーnuk mund të jetë më shumë se një teori. Nuk ka asnjë provë apo shpjegim shkencor të Integralit Sovran. Ajo nuk i kushtohet matematikës. Ajo është pjesë e natyrës së saj bindëse. Ajo nuk mund të përcaktohet. Dhe ja pse: Integrali Sovran është i pafund në shtrirje, dhe për shkak se është Sovran, është pafundësisht unik. Ajo po zgjerohet në një trajektore krejtësisht unike të përvojës, dhe për këtë arsye, të kuptuarit, shprehja, perspektiva, orientimi, njohuria, mënçuria, kujtesa, të gjitha janë unike. Ndërsa evoluon veçantinë e saj, ajo ripërcakton vetë ekzistencën e saj. Me fjalë të tjera, Integrali Sovran nuk është statike ose absolute ose e vendosur në një destinacion që vepron si qëllimi i saj përfundimtar.

Për më tepër, Integrali Sovran nuk i përmbahet asnjë organizate, besimi, përkatësie etnike ose statusi socio-ekonomik. Ai është i pavarur dhe për këtë arsye, Sovran.

Ky është një dallim shumë i rëndësishëm. Integrali Sovran është një vetëdije e zgjerimit të pafund dhe unik. Ai zë njëkohësisht sferën e dyfishtë dhe atë jo të dyfishtë. Sovrani është Vetja individuale, identiteti thelbësor që është gjithmonë i pranishëm edhe kur trup-ego nuk është. Është ura ndërmjet jetëve dhe ajo është jetëgjatësitë. Megjithatë, duke qënë se ai zë një trup njerëzor, identiteti i tij supozohet nga trup-ego, i ndihmuar nga tabelat e kudogjëndura të Programit Social.[1]

Sovrani, dhe lidhja e tij unike me Integralin, përjashtohen nga trupi, egoja dhe Programi Social, sikur ai të ishte një fëmijë që po largohet nga tavolina e darkës: “Vazhdo, gjithsesi, por të lutem bëje atë diku tjeter”. Egoja shfaqet si një rrjedhje e instinktit të mbijetesës dhe më vonë në jetë, si mburojë mbrojtëse për realitetet më të ashpra të Programit Social. ADN-ja stërgjyshore i jep trupit tendenca dhe talente, të cilat gjithashtu mund të kenë një efekt në ego. Tani ne kemi trupin dhe egon, të ulur në “tryezën e darkës” duke shijuar darkat e tyre në paqe dhe qetësi, të akorduar në Programin Social. Sovrani është larguar. Integrali u zmbraps.

Vetëm pak për Integralin. Integrali është më i ngjashëm me termin “Shpirt” në tekstet fetare dhe ezoterike. Ai ka një cilësi magnetike dhe vepron si tërheqësi kryesor i Sovranit, sepse pa këtë, Sovrani mund të shpërqendrohej lehtësisht dhe zgjerimi i të kuptuarit të tij i nënshtrohet entropisë. Ndërsa ndodhin këto faza (vullneti i lirë i ndërthurur me Programin Social), mbetet se natyra themelore e Sovranit është zgjerimi në Integral.

[1] Në sferën e dualitetit, ku mëndja kolektive e një specieje, në një hapësirë-kohë të caktuar, bie dakord për një realitet konsensus; kjo është gjysma e përbashkët e Programit Social. Gjysma tjetër është Programi Social unik që përjetohet nga Sovrani. Programi Social përmban të dyja gjysmat, dhe në fakt është Integrali në dualitet, i reduktuar në funksionin dhe kapacitetet e tij nga dimensionet e ekzistencës që janë të natyrës së dyfishtë.


Duart e evolucionit janë ngjitur me trupin e Integralit. Integrali është inteligjenca e të gjitha sferave si rezultat i të qënit pika grumbulluese e informacionit eksperimental. Ai është shoqëruesi i çdo gjëje, prandaj është e vetmja gjë dhe esenca që përfshin gjithë jetën. Dy entitetet në tryezë (trupi dhe egoja), të zhytur në Programin Social, janë, nga krahasimi, përjashtues. Ata janë klikat tribale që dominojnë peisazhin e kulturës njerëzore, shoqërore. Është pikërisht nëpërmjet këtij tribalizmi që Integrali pengohet nga programi trup-ego-socialーtriada që pengon vetëdijen Sovrane Integrale, dhe për këtë arsye, ngatërron të kuptuarit e pranisë dhe qëllimit të tij.

Unë them se kjo është e qëllimshme. Është mjeti nëpërmjet të cilit Sovrani mund të qëndrojë i ndarë nga Integrali dhe, në një farë kuptimi, të humbasë veten në trup-ego. Kjo e lejon njerëzimin të jetë njerëzor. Ka gëzim në mishin e magjepsur, dhe përvojat njerëzore nuk mund të sajohen sikur të ishin produkte të fabrikave. Ato kërkojnë dritë të zhdrejtë, dhe ndarje si nga Sovrani ashtu edhe nga Integrali.

Ky dokument nuk është dizenjuar për të përmirësuar ose zëvendësuar ndonjë gjë. Ai madje nuk është dizenjuar fare. E sheh, unë e shkruajta atë, e diagramova atë, dhe e pikturova atë, për veten time. Pasi ai u mblodh dhe unë mund të shihja vlerën në të, vendosa se unë do të doja ta ndaja atë. Ajo është shuma totale. Nuk ka botues, redaktor, organizatë, artistë dhe dizenjues. Asnjë zë tjetër (përveç përkthyesve) nuk i hyri kësaj pune.

Me këtë kualifikim në mëndje, unë parashtroj se dokumenti Sovran Integral përfaqëson me saktësi eksplorimet e mia si hartograf i fytyrës së vetëdijes. Ai mund të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga I yti, dhe për këtë, unë nuk pranoj asnjë pretendim për të, duke qënë më i vlefshëm ose më i mirë se çdo gjë tjetër. Është e mundur që këto harta të vetëdijes dhe ekzistencës të vlejnë vetëm për mua. Kjo është, në fund të fundit, natyra e Integralit Sovran. Subjektiviteti është gjëndja e paracaktuar në një vullnet të lirë, multiverse të pafund, ku vetdëdija individuale është e ndërthurur me të gjithë të tjerët.

Ky punim ekziston pjesërisht si shpresa ime që të tjerët do të duan të shqyrtojnë Integralin Sovran dhe t’i lejojnë atij hapësirë dhe kohë të mjaftueshme në jetën e tyre, në mënyrë që ta mirëpresin atë. Pjesa tjetër është sepse mitologjia e vetëdijes është më interesante nga të gjitha mitologjitë. Realitet-krijuesit që ne të gjithë jemi, vëzhgojmë dhe mësojmë. Ne shohim shprehjet tona më të ulëta në dualitet duke luftuar, duke lidhur ose transformuar vetëdijen e tyre për të përfshirë botët jo-dualiste dhe formuar një integrim të bazuar në një dashuri më të madhe dhe më dimensionale.[1]

Ekziston një e vërtetë themelore, dhe shpesh njerëzit shqetësohen ose zhgënjehen me këtë të vërtetë, por ajo duhet pranuar: Vetëdija e Integralit Sovran nuk është e arritshme për pesë shqisat. Ajo mund të arrihet vetëm përmes aftësisë imagjinative, dhe kjo aftësi nuk është në tru ose gjëndrën pineale, në trup, në ego, madje as në zemër. Është një sensor receptues i mëndjes më të lartë, ajo pjesë e mëndjes që kujdeset për ripërcaktimet dhe zgjerimin në Integral. Ai nuk është i interesuar në arritjet njerëzore, fenomenet psikike apo shpirtërore. Mëndja më e lartë, Mëndja Bujare, imagjinon Integralin Sovran dhe e fton vetëdijen e saj në domenin njerëzor me një qëllim specifik: zgjerimin në gjëndjen Integrale.

[1] Kjo formë dashurie përkufizohet si mbivendosje e Sovranit, Integralit dhe Integralit Sovran. Është dashuria si një forcë integruese që vlerëson plotësisht vullnetin e lirë. Është diskutuar më në detaje në seksionin 2.


Siç u përmend më herët në këtë prezantim, vetëdija është subjekti më i rëndësishëm që kuptohet më së pakti, dhe për këtë arsye, ajo vazhdimësi është dikotomia më e gjerë e njohurive njerëzore si në kuptimin individual ashtu edhe në atë kolektiv. Pikërisht kjo është arsyeja pse kjo temë është kritike për t’u kuptuar, sepse ajo, ndoshta më shumë se çdo faktor tjetër, mund të krijojë sjellje që është me mëndje Integrale, por e bazuar në vlerësimin për veçantinë e Sovranit.

Identiteti yt mund të ndryshojë, dhe duke pasur parasysh këtë aftësi natyrore që ne kemi si njerëz për të eksploruar identitetet, ne duhet të jemi të shkathët, gjithmonë me këndvështrimin për të thelluar të kuptuarit tonë për Sovranin tonë, ndërsa zgjerojmë shtrirjen tonë drejt Integralit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pikat tona të rezonancës me artin, kulturën, vetëdijen, normat shoqërore, edukimin dhe realitetin e përbashkët të të qënit njeri në këtë kohë dhe vënd.

Atje ka një frazë, “Thjesht thuaj të vërtetën”. Megjithatë, në rastin e metafizikës dhe vetëdijes, atje ka vetëm teoriー të vërteta relative. Këto të vërteta relative janë në të vërtetë vetëm opinioneー opinione të ndryshme, ndonjëherë, opinione krejt të kundërta. Çështja është se, një nuk mund të thotë të Vërtetën se si ne ekzistojmë, pse ne ekzistojmë dhe çfarë ne jemi në të vërtetë ose si ne u krijuam. Nuk ka asnjë grup fjalësh (në asnjë gjuhë) që mund të përshkruajë ose shpjegojë në mënyrë adekuate natyrën e ndërlikuar dhe fraktale të vetëdijes ndërsa ajo rrëshqet midis dimensioneve, jetëve dhe përvojave pafundësisht të ndryshme.

Nëse kjo mund të shpjegohej, ky punim do të ishte rreth saj. Më e mira që secili prej nesh mund të bëjë është të eksplorojë hartat e vetëdijes dhe të jetë i ndjeshëm ndaj pikave tona të rezonancës. A është atje një ndjenjë zgjerimi apo shtrëngimi?Kjo rezonancë është një ndjenjë më shumë se sa një përvojë e arsyetuar-intelektualisht.

Ky material mund të ndihet paksa “i ftohtë” në prekje. Kjo është për shkak të përqendrimit të saj në mëndjen e vetëdijes, dhe jo në zemrën e vetëdijes. Ai i drejtohet më shumë mëndjes më të lartë të vetëdijes, e cila është veçanërisht e hapur ndaj koncepteve që janë të pakufizuara, të pa ankoruara, dinamike, në zhvillim, enigmatike, të vetëdrejtuara dhe megjithatë, të arsyeshme. Ndoshta edhe logjike.

Le të hedhim një vështrim se si përkufizohet gjerësisht vetëdija.

Fjalori Merriam-Webster (Përkufizimi i Plotë)

Vetëdija:

1:   a) cilësia ose gjëndja e të qënit i vetëdijshëm veçanërisht për diçka brënda vetes

b) gjëndja ose fakti i të qënit i ndërgjegjshëm për një objekt, gjëndje ose fakt të jashtëm

c) ndërgjegjësimi, veçanërisht shqetësimi për ndonjë kauzë shoqërore ose politike

2: gjëndja e të qënit i karakterizuar nga ndjesia, emocioni, vullneti dhe mendimi

3: tërësia e gjëndjeve të vetëdijshme të një individi

4: gjëndja normale e jetës së ndërgjegjshme rifitoi vetëdijen

5: niveli i lartë i jetës mendore për të cilin personi është i vetëdijshëm në kontrast me proceset e pavetëdijshme

Është përkufizimi i tretë i vetëdijes që është më i rëndësishëm për ne. Megjithatë, unë, siç ti do ta shohësh, ripërcaktoj se çfarë do të thotë “totalitet”. Vetëdija është një kanvas e pafundme, aq e gjerë sa që një document i vetëm si Tërësia Sovrane mund të pikturojë vetëm një piksel të vetëm. Mua më duhej të zgjidhja me kujdes se cilin piksel të pikturoja.

Vetëdija Integrale Sovrane është gjithëpërfshirëse. Ti mund të jesh një ateist ose një dijetar i devotshëm fetar dhe ende të shohësh se si këto harta të vetëdijes mund të “mbushin” besimin tend aktual në vetëdije apo shpirtin njerëzor. Siç e përmenda më parë, ky document nuk ka për qëllim të zëvendësojë asgjë. Ti mund të jesh ende një ateist ose një studiues fetar i devotshëm pasi të kesh lexuar këtë punim, nuk ka nevojë të ndryshosh rrjetin tend social, punën e jetës, ose një marrëdhënie të vetme. Ky punim nuk ka të bëjë me asgjë nga këto.

Integrali Sovran është si një Qënie Imagjinare.[1] Ajo uk është qënie njerëzore. Nuk është as edhe një qënie e ndritur. Është e pafundme dhe ndërdimensionale si në sferat e dyfishta ashtu edhe në ato jo-dualiste, të cilat, sado e pamundur të tingëllojnë, ne, megjithatë, mund ta imagjinojmë atë si ne.

Filozofia që buron nga Integrali Sovran më së miri përshkruhet si zgjerim. Çdo gjë që është e ndenjur, e kristalizuar, e fiksuar si një ekzemplar dhe që mund të përshkruhet një ditë njësoj si tjetrën, nuk është nga Integrali Sovran. Vetëdija është si moti: ajo gjithmonë ndryshon. Çdo gjë që përshkruan një destinacion ose pikë përfundimtare ose kulminacion të përpjekjes ose arritjes së qëllimit, nuk është nga Integrali Sovran. Ajo zgjerohet në pafundësi.

Kështu, me një Qënie të tillë imagjinare si Integrali Sovran, si jeton ajo dhe merr frymë në botën tonëー realitetin e përbashkët të njerëzve në të cilin ne të gjithë jetojmë? Nëse shkenca nuk mund ta përcaktojë kurrë atë, nëse tekstet fetare dhe shpirtërore janë shumë të paqarta, si mundemi ne të kemi një shans për ta sjellë ndonjëherë këtë entitet në sferën tonë njerëzore, në një mënyrë kuptimplotë?

Pikërisht për këtë flet ky punim. Besoj se është funksioni i artistëve që të sjellin vetëdijen Integrale Sovrane në kulturën njerëzore, në mënyrë që gjurmët, energjitë dhe perspektiva e saj të ndjehen më thellë si një faktor frymëzues në të gjithë jetën tonë.

[1] Përcaktuar në paragrafin 140…


Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close