Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 1

Seksioni 1

Sovrani: Një Model i Përgjithshëm

Në këtë seksion do të fillojmë me Sovranin, më pas, në seksionin vijues do t’i hedhim një vështrim më të afërt Integrales.

1  Vetëdija është një sintezë e dy identiteteve krejtësisht të kundërta (Sovrane dhe Integrale); dhe ndërsa ajo është në thelb dhe pafundësisht unike, ajo zotëron karakteristika të përbashkëta që vlejnë për të gjitha entitetet e mishëruara në sferat e dualitetit. Kjo është një: Ne jemi një përzierje unike e Sovranes dhe Integrales, por në sferat e dualitetit, këto cilësi pësojnë shtrembërime të shkaktuara nga programi social-trup-ego, atë që unë e quaj “vellot e dualitetit”.

2  Sovran, siç është përdorur në literaturë, është një term që përdoret për të përshkruar një Mbret ose Monark. Këtu është çfarë fjalori thotë:

Fjalori Merriam-Webster (Përkufizim)

Sovran:

1: a) superlativ në cilësi

    b) i llojit më të lartësuar

    c) që ka fuqi kurative të përgjithësuar

    d) i natyrës së pakualifikuar

    e) që ka epërsi të padiskutueshme

2: a) zotëronte fuqi supreme

    b) i pakufizuar në shtrirje

    c) duke gëzuar autonominë: shtete të pavarura sovrane

3: a) që ka të bëjë me, karakteristikat e, ose që i përshtatet një sundimtari suprem

3  Siç e sheh nga ky përkufizim, sovrani  dhe fuqia janë koncepte të lidhura ngushtë. Fjalët që unë theksova me blu janë të lidhura me përkufizimin tim, por siç do ta shohësh, përkufizimi im për Sovranin mund të duket pak surreal për programin tënd social-trup-egoーajo pjesë e jotja me të cilën ti identifikohesh, si Ti. Sugjerimi im i vetëm është që të kesh një vetëdisiplinë ndërkohë që lexon këtë seksion (nëse jo të gjithë punimin): drejtoje mëndjen tënde që të mbetet e hapur dhe eksploruese.

4   Për të kuptuar Sovranin, ne duhet së pari të kuptojmë se çfarë nënkuptohet me veten më të lartë.

5  Pothuajse në çdo përkufizim të vetes më të lartë që unë kam studiuar, ai është një entitet singular (i vetëm), i çiftuar me një trup specifik dhe përfaqëson qëndrën e shpirtëruar të personalitetit të individit të cilit ai i shërben. Është një formë relativisht e re e të menduarit për shpirtin (soul) ose shpirtin (spirit) e brëndshëm të një individi. Ai sugjeron që vetja më e lartë ndan mënçurinë e saj me qëllim që ta udhëzojë individin drejt një realizimi shpirtëror të një lloji apo një tjetër. Vetja më e lartë është, në çdo mënyrë, një këshilltar në çështjet e jetës shpirtërore të një individi. Ai supozon se shpëtimi i dikujt është një proces personal, jo domosdoshmërisht i varur nga një ndikim i jashtëm. Në përgjithësi, vetja më e lartë është një version më i vetëdijshëm i egos trupore, dhe më shumë një udhërrëfyes shpirtëror për një individ.

6    Vetja më e lartë nuk është e njëjtë me shpirtin njerëzor. Në mënyrë të ngjashme, Sovrani nuk është i njëjtë me veten më të lartë.

7  Në rastin e Sovranit, në sferën jo-dualiste, ajo është identiteti i mbledhur i çdo dimensioni të vetëdijes (niveli), dhe çdo gjëndje ekzistence (jetës). Sovrani është i vetëdijshëm për Integralin jo-dualist dhe me vetëdije është duke kërkuar të bashkohet me gjëndjen e tij të vetëdijes në mënyrë që të përjetojë vetëdijen Integrale Sovrane.

8  Në sferën e dualitetit, ku trup-ego i gjithë njerëzimit përcakton realitetin tonë të përbashkët, asaj që unë i referohem në këtë punim si Programi Social kolektiv, Sovrani banon në mëndje, emocione dhe trup-ego, jo ndryshe nga një astronaut që jeton në një kostum hapësinor.

FIG. 2

9  Ti mund të thuash se Sovrani i pafrakturuar jeton në mbretërinë jodualiste, ndërsa Sovrani i frakturuar jeton në dualitet. Të frakturuarit dhe të pafrakturuarit janë një identitet i vetëm, i individualizuar, i pafund, megjithatë, vellot e dualitetit dhe egos trupore errësojnë Sovranin dhe Integralin, deri në pikën ku bëhet e dyshimtë nëse ato ekzistojnë ose nëse besohet se ato ekzistojnë, përkufizimet e tyre janë ngushtuar në fushëveprim dhe funksion.

10  Gjëja e rëndësishme për t’u kuptuar është se Sovrani banon gjatë gjithë jetës nëpër specie, gjini, kohë dhe hapësirë; dhe funksionon nëpër dimensione në secilën prej atyre jetëve. Ky është procesi përmes të cilit çdo Sovran është pafundësisht unik dhe i individualizuar. Vetëdija që përcakton individin total është Sovrani. Qëllimi i një individi mund të jetë të përafrojë Vetet dimensionale të një jete të caktuar dhe të shpreh sovranin thelbësor nëpër të gjitha dimensionet e asaj jete, duke lejuar Sovranin ー sovranin bërthamë ー të shkrihet me trup-egon, dhe në një masë, të reduktojë zvarritjen, inercian dhe gravitetin e Programit Social.

11   Frakturat, çuditërisht, janë të rëndësishme për t’u kuptuar në mënyrë që të imagjinohet Sovrani. Një frakturë është një model i përsëritur, i krijuar matematikisht, që përsëritet në shkallë pafundësisht më të larta dhe më të ulëta. Me fjalë të tjera, frakturat duken të njëjta në nivele të ndryshme të shkallës, por vetë shkalla i jep një kuptim të veçantë një niveli të caktuar. Koncepti i Sovranit, për shembull, nuk është thjesht i klonuar në nivele të ndryshme, ai ndryshon në kompleksitet, kuptim, vibracion, shprehje dhe forcë jetësore në çdo nivel, dhe kjo ndodh sepse çdo nivel ngjall një Sovran të ndryshëm përmes Programit Social, e cila vetë, ndryshon nga niveli në nivel i vetëdijes.

12 Gjeometria fraktale, megjithatë, përmbahet ndërmjet hapësirës një dhe tre dimensionale. Por, çfarë nëse një frakturë në koncept mund të përshkojë të gjitha dimensionet e njohura të vetëdijes? Realitete dualiste dhe jodualiste? Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë dimension që të mund ta përmbajë atë. Kjo është ajo që propozohet në këtë punim. Sovrani dhe Integrali janë të natyrës fraktale. Ato janë rrjedhshmëria midis jetëgjatësisë (Sovrane) dhe dimensioneve (Integrale). Në çfarëdo shkallë, frekuencë, densitet apo vibracion që ajo ekzistencë mund të jetë, atje është bashkë si Sovrani edhe Integrali. Ato janë kryqëzimi i vetëm i të kundërtave që është fraktale.

13   (Unë të paralajmërova ty se kjo do të bëhej abstrakte. Kërkoj falje, dhe në të njëjtën frymë, unë do të citoj klishenë: Jo çdo gjë do të zhytet në herën e parë që ti do ta lexosh atë.)

FIG. 3

14  Diagrami i mësipërm është një paraqitje vizuale e Sovranit. (Unë e pranoj që përshkrimi im i koncepteve fraktale që rrjedhin midis sferave dualiste dhe jodualiste, si Sovrani dhe Integrali, është i gabuar në pikën e parë të stilolapsit ose prekjes së tastierës.)

15  Sovrani, në këtë diagram, është mbledhësi i përvojës përmes Niveleve dhe Jetëve. Ajo nuk është roli apo funksioni i vetëm i Sovranit, por ajo është një rol qëndror. Përvoja kuptimplotë që është e dobishme në thellimin e të kuptuarit të Sovranit për dashurinë, inteligjencën, ndërlidhjen dhe zgjerimin, bëhet substanca e vlefshme dhe jetike e ekzistencës së tij.

16  Sovrani është një entitet i vetëm, por një entitet i përbërë që banon në trupa, ego, kohë, vënde, programe dhe dimensione shoqërore të panumërta. Nuk është i izoluar në një jetë, gjini, planet apo edhe specie. Sovrani është identiteti thelbësor i një individi, pavarësisht nga forma e jetës në të cilën ai banon dhe përvojat në të. Një jetë e caktuarー qoftë si milingonë apo njeri, bimë apo delfin, shimpanze apo maceー është përvoja e një Sovrani në një realitet tredimensional të bazuar në specie. Sovrani i përjeton këto jetë të ndryshme brënda një specie specifike (trup-ego[1]), një program specifik shoqëror të asaj specie dhe gjatë një kohe dhe vëndi specifik.

17  Sovrani është prizmi, Integrali është drita, jetët janë ngjyrat, dhe nivelet ose dimensionet në të cilat jetët luhen, janë skena. Sovrani është agnostik përsa i përket programit social-trup-ego. Ato janë të gjitha me vlerë. Secila kontribuon në zgjerimin dhe thellimin e të kuptuarit të Integralit, duke e udhëhequr sintezën e tij drejt vetëdijes Sovrane Integrale.

18  Kështu ajo është, me pëndën e shpresës që ne fillimisht mësojmë të fluturojmë. Në të gjitha transformimet e mëdha, personale, ekziston një pikë fillestareー një kohë dhe vënd ku ujërat e rrjedhës flluskojnë në sipërfaqe. Ajo fillon me një rrjedhë uji që kthehet në një rrymë që kthehet në një përrua që kthehet në një lumë që kthehet në një lumë më të madh që derdhet në një oqean. Kjo është rruga e jetës nën lenten e kohës, dhe ndërsa Integrali Sovran nuk është i kohës, Sovrani dhe Integrali banojnë në dualitet, dhe për këtë arsye i nënshtrohen kohës.

19 Trup-ego është Sovrani i përkohshëm i realitetit njerëzor, ashtu si mëndja është Sovrani kohor në sferën mendore. Çdo nivel, një identitet i ri Sovran ekziston. Sovrani është një frakturë interdimensionale[2] i vetëdijes së individualizuar. Kjo do të thotë, ai lëviz përmes dimensioneve ose niveleve, dhe ndërsa këto shprehje të ndryshme të një Sovrani mund të duken të ngjashme në natyrë, në çdo nivel të ri të vetëdijes, një ndryshim del nga përvojat unike të ekzistencës së Sovranit brënda atij niveli dhe jete të caktuar.

20  Një nga aspektet më të dukshme të këtij përkufizimi është se Sovrani banon edhe brënda specieve të tjera; ai nuk kufizohet vetëm në llojin njerëzor. Kjo tregon se e gjithë jeta është sovrane. Një Sovran mund të jetë në programin social-trup-ego të një milingone, tune, skifteri, gjirafe, gorille, pilivese, yll deti, pemë molle, oktapodi, përveçse të banojë në një trup-ego njerëzor dhe të përshtatet me programin e tij shoqëror. Dhe kjo është vetëm toka.

[1] Kafshët, insektet dhe bimët kanë një Sovran që është egoja e trupit të tyre. Kjo është pjesë e natyrës fraktale të Sovranit.

[2] Përkufizuar në paragrafin 163…


21  Sovrani përfaqëson ndërvarësinë dhe ndërlidhjen me format e tjera të jetës dhe natyrën në përgjithësi. Ajo, si një vetëdije interdimensionale, është duke ndjekur evolucionin dhe zgjerimin në çdo dimension-realiteti të ekzistencës së saj, pavarësisht nëse Sovrani po përjeton realitetin e një mole apo një qënie njerëzore. Çdo specie ka realitetin e vet specific-specie, e cila përfshin programin social për atë specie dhe hapësirë-kohën. Trup-ego, në një realitet specific-specie, është faqja e specieve me Programin Social. Po, edhe një ton me pëndë të verdhë ose një lis i argjendtë ka një Program Social që ata janë të zhytur në brëndësi. Sovrani mbush, fuqizon, mëson, frymëzon dhe zgjerohet në trup-egon, duke ndërvepruar me realitetin e përbashkët të specieve të tij dhe duke ndjekur shënjat nga Programi i tij Social.

22  Ndoshta, të paktën për mua, kjo është cilësia më interesante e Sovranit: ai nuk është e fiksuar në kohë dhe hapësirë; është interdimensional. Shpirti, vetja më e lartë, shpirti i brëndshëm, atmani, vetja e përjetshme, bijtë dhe bijat e Zotit, të gjithë ishin të fiksuar në kohë dhe hapësirë, domethënë, ata ishin të lidhur me një njeri specifik deri në vdekje. Ishte shndërrimi-egoik i yni shpirtëror që vazhdoi pas vdekjes si një qënie shpirtërore, zakonisht, në një vënd më të mirë.

23  Megjithatë, Sovrani nuk është i fiksuar me një qënie njerëzore të caktuar në një kohë dhe vënd të caktuar. Sovrani i vërtetë, jo trup-ego, banon në hapësirë-kohë, jo thjesht një trup-ego specifik. Ai nuk ekziston as në një jetë të vetme, as në një varg jetësh, duke kulmuar në lumturi, nirvanë, parajsë ose duke u bërë një mësues engjëllor. Sovrani, i veshur me ego të shumta trupore në realitete të shumëfishta, mëson urtësinë e një vëndi dhe kohe në mënyrë që të shprehë dhe vlerësojë vetëdijen Integrale Sovrane.

24  Sovrani qëndron me një trup-ego të caktuar për gjithë jetën, dhe më pas, disi si një derë rrotulluese, kalon në një program të ri social-trup-ego. Për shumicën, ky tranzicion pas vdekjes duket si një inerci e jetës së tyre njerëzore që sapo ka përfunduar. Ata mbeten kryesisht të njëjtë për sa i përket sistemit të tyre të besimit të mësuar në jetën e tyre njerëzore të sapo përfunduar. Ky sistem besimi fuqizon përvojën e tyre, sepse sistemi i besimit krijon qëllimin dhe ky synim nuk përfundon kur “kordoni pritet”.

25  Për shëmbull, nëse unë jam një besimtar i devotshëm i Krishterimit, qëllimi im është të shkoj në parajsë; të jem në anën e djathtë të Jezusit; dhe të pasqyroj vlerat e Krishterimit në mënyrën më të mirë të aftësive të mia njerëzore. Unë jam pa dyshim duke e thjeshtësuar këtë grup synimesh, por për hir të shkurtësisë, sistemi i besimit i hedh synimet për individin si një pjesë të rëndësishme të Programit të tyre Social. Dhe pas vdekjes, Sovrani (versioni trup-ego) konsolidon të mësuarit e tyre dhe më pas zgjedh një program të ri social-trup-ego nga një matriks pamundësisht i shumëllojshëm realitetesh.

26  Kjo i jep vlerë të brëndshme gjithë jetës, sepse e gjithë jeta pret një Sovran. Kjo është, pjesërisht, arsyeja pse Integrali Sovran është gjithëpërfshirës i të gjitha gjërave. Ajo mbulon të gjitha gjërat. Ai banon në të gjitha gjërat. Ai është të gjitha gjërat. Ai i përgjigjet thirrjes se përse kultura njerëzore duhet të mishërojë këtë premisë themelore të barazisë, dhe pse Programi ynë kolektiv Social, me kalimin e kohës, do ta përfshijë këtë perspektivë. Barazia, në këtë përkufizim, është tërësia. Ajo nuk është barazia e “ne jemi të njëjtë”. Sovrani i vërtetë është identiteti thelbësor i gjithë jetës në çfarëdolloj forme që ajo merr, dhe në çfarëdolloj hapësirë-kohe që ajo e shpreh veten.

27  Në planetin Tokë, rreth 110 miliardë qënie njerëzore kanë lindur që kur qëniet njerëzore kanë ardhur në ekzistencë. Tani, merr parasysh Natyrën. Sa bimë kanë jetuar në tokë? Sa insekte? Sa peshq? Sa gjitarë? E kupton pikën time, jeta në tokë, si pjesë e asaj që ne e quajmë Natyrë, është pothuajse e pafundme në numër. Vetëdija Sovrane është formuar përmes formave të jetës njerëzore dhe Natyrës, nëse ajo nuk do të ishte, si mund të ekzistonte Integrali?

28  Sovrani është studenti i dualitetit. Ai është po aq shumë njeriu i hutuar sa edhe shpirti i ndriçuar. Për çfarë qëllimi Sovrani udhëton në një formë jete? Për të mësuar? Për të eksperiencuar? Për të kuptuar? Për të mishëruar perspektivën integrale? Sovrani është gjithmonë në gjëndjen e zgjerimit drejt Integralit, edhe kur trup-ego duket i prirur nga tribalizmi dhe kompeticioni.

FIG. 4

29  Një element kritik në përkufizimin e Sovranit është niveli i inteligjencës që ne vendosim mbi Sovranin e pafrakturuarーidentitetin e mbledhur. Shpirti u krijua në imazhin e njerëzve. Kjo do të thotë, se shpirti është në thelb një version i mirë i nesh që ndodh të jetojë përjetësisht, dhe thjesht ndodh të ndajë pushtimin me trup-egon tonë në planetin tokë. Nëse shpirti është krijimi i njerëzimit, është e arsyeshme të supozohet se inteligjenca e tij kufizohet nga inteligjenca njerëzore. Ndërsa nuk ka asnjë test IQ për shpirtin, në përgjithësi, ata që besojnë në shpirt, do të thoshin se ai është shumë i zgjuar. Sigurisht më i zgjuar se një qënie njerëzore, por sa akoma më i zgjuar? Sa akoma më shumë i vetëdijshëm?

30  Sovrani, si student i dualitetit, margjinalizohet nga programi social-trup-ego. Kjo shprehet në pronësinë tribalistike të koncepteve si ndriçimi shpirtëror ose e vërteta ose vlera shoqërore ose rruga më e mirë për në parajsë. Sovrani është holluar në atë masë sa është bërë një shpirt njerëzor i lidhur me një trup, një specie, në një kohë, me një qëllim: të jetojë në lumturinë e përjetshme. Inteligjenca e Sovranit është e një rendi tjetër. Inteligjenca e saj është shprehja e jodualitetit brënda botëve të dualitetit. Është inteligjenca e bashkimit të Sovranit me Integralin me qëllim të gjenerimit të bukurisë, urtësisë dhe dashurisë.

FIG. 5

31  Atje mund të ketë disa prej jush, të cilët, duke parë përreth kulturës njerëzore, pyesin veten se si do të ishte e mundur që një entitet interdimensional me inteligjencën e një Sovrani, siç përcaktohet në këtë seksion, të jetë kaq i korruptuar, kaq i shtrembëruar dhe në dukje i pafuqishëm. Pse një qënie e tillë inteligjente do të lejonte zvogëlimin e saj? Përgjigja e thjeshtë është se “vellot e dualitetit” mundësojnë ndarjen nga korja, Sovrani jodualist. Kjo është pikërisht ajo që Sovrani dëshiron — liri nga jodualizmi në mënyrë që të eksplorojë dualitetin pa kujtimin e natyrës së tij Integrale. Ai më pas, si pasojë, mund të përjetojë spektrin e plotë të dashurisë-urrejtjes, të mirës-të keqes, fitores-humbjes, eprorit-inferiorit dhe një mijë variacioneve të dualitetit.

32  Matriksi fraktal i Sovranit (d.m.th., Nivelet dhe Jetët nëpër specie dhe hapësirë-kohë) është gjurma përcaktuese e Sovranit. Ne mund të imagjinojmë vetëm inteligjencën e një entiteti të tillë, veçanërisht pasi ai e përqendron qëllimin e tij në vetëdijen Integrale. Sovrani nuk është fenomen. Është vetëdija, përjetuesi. Fenomeni është Integrali. Fenomeni i vizioneve kozmike apo edhe Déjà vu-ja e rastësishme apo halucinacionet e shkaktuara nga droga nuk janë domosdoshmërisht përvoja të dëshirueshme dhe sigurisht jo të kërkueshme. Ato tërheqin përsëritjen, sepse rezonojnë me trup-egon dhe mbartin më pak abstraksion sesa vetë vetëdija. Egoja trupore mund të bëhet disi e varur nga përvoja fenomenaliste. Duke e kërkuar atë si një mjet për të kënaqur kërkimin e magjepsjes së egos ose për të krijuar një ndjenjë prove për mëndjen.

33  Sovrani e percepton jetën si një zgjerim të identitetit që thellon kuptimin fillimisht përmes kureshtjes së fenomenit, megjithatë, ky kuriozitet ua lë vëndin modeleve mendore të vetëdijes së pastër. Zgjerimi i identitetit mund të ngjyroset aq hollë sa që mund të perceptohet si asnjë ndryshim, dhe përsëri, sepse kjo është një zhvendosje e brëndshme e vetëdijes, jo fenomenale, jo histori fenomenesh, por ndryshime delikate në vetëdije dhe perspektivën e dikujt që ushqejnë Integralen. Secili prej nesh, si Sovran, po ushqejmë vetëdijen integrale brënda nesh, por edhe jashtë nesh përmes Programit tonë personal Social.

34  Vetëdija është e vetmja gjë që ne gjithmonë jemi. Egoja e trupit tonë do të shpërbëhet në hiç, por Sovrani që është ne, është gjithmonë ekzistues, gjithmonë duke përjetuar. Ajo është prezenca jonë në këtë botë që vazhdon. Ajo është flaka e përjetshme e kuriozitetit që ne secili jemi pjesë e. Ajo është po aq shumë origjina jonë, sa edhe destinimi ynë.

35  Megjithatë, vëmëndja që ajo tërheq nga trup-ego, në shumicën prej nesh, është e vogël në rastin më të mirë kur krahasohet me kohën dhe vëmëndjen që ne i kushtojmë trup-egos tonë. Tërheqja e Sovranit ndaj trup-egos mund të ndihet dhe imagjinohet vetëm nga trup-ego. Kjo është arsyeja pse praktikimi i virtyteve[1] të zemrës është i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tyre, ne mund të hyjmë në Mëndjen Bujare dhe të përdorim aftësinë imagjinative në të, duke na lejuar të imagjinojmë hollësitë delikate të vetëdijes Sovrane dhe duke e ftuar atë në trup-egon tonë si të barabartë.

[1] Virtytet e zemrës, siç paraqiten në materialet e WingMakers, përbëhen nga gjashtë sjellje kryesore: vlerësimi, dhëmbshuria, falja, përulësia, mirëkuptimi dhe guximi. Kur ato shprehen, këto sjellje i jepen Sovranit, jo trup-egos. Shprehja e virtyteve të zemrës është si për veten ashtu edhe për çdo formë jete që ndan hapësirën tonë (momentin e pafund).


FIG. 6

36  Diagrami i mësipërm përfaqëson procesin e shpalosjes pasi ai i përket sferave dualiste dhe përvojës së Sovranit ーpërmes trup-egosーjetëve, niveleve dhe specieve të panumërta. Sovrani është pika e aktivizimit të trup-egos në çdo jetë specifike, megjithatë, trup-ego ka vullnet të lirë për të refuzuar ftesat e tij për zgjerim dhe testim-realiteti. Sovrani është rryma aktivizuese që ndez interesin e trup-egos në këndvështrimin Sovran dhe nga vështrimet në të, trupi-ego mund të riinterpretojë më pas Programin Social personal të tij dhe kolektiv. Në mënyrë të ngjashme, Integrali është ai që aktivizon Sovranin të zgjerohet në një përafrim me energjinë dhe kulturën e tij. Është Integrali Sovran ai që aktivizon Integralin për të përforcuar tërheqjen e tij ndaj Sovranit, në fakt, për ta inkurajuar atë të ndërtojë një kulturë të Integralit Sovran brënda specieve, një Sovran në një kohë, duke ditur se këto harta dhe modele, në cfarëdolloj rezolucioni që ato shfaqenー tërheqin Sovranin e aktivizuar.

37  Duhet të ketë një ekuilibër relativ midis Sovranit dhe Integralit, përndryshe mund të ketë Sovranë që janë gati, por Integrali është shumë i pazhvilluar në kulturën që Sovranët duhet të presin, duke u lidhur me besimet familjare ose duke vonuar zgjerimin e sistemit të besimit të tyre. Në mënyrë të ngjashme, Integrali mund të jetë shumë magnetik, megjithatë, ka shumë pak Sovranë që janë të aktivizuar dhe të gatshëm të përjetojnë dhe shprehin Integralin. Atyre u mungon gatishmëria sepse janë indiferentë ndaj tërheqjes së Integralit, në atë ata dëshirojnë të jetojnë ekskluzivisht në trup-ego.

38  Ky ekuilibër është themelor për aktivizimin e procesit të shpalosjes, i cili më pas nxit pikën fillestare që vetëdija Integrale Sovrane të shfaqet në sferat e dualitetit. Ne fillojmë të imagjinojmë Qënien Imagjinare, prania e së cilës në jetën tonë shfaqet përmes Sovranit tonë dhe që mund të përjetohet dhe shprehet përmes trup-egos dhe Programit tonë Social.

39  Trup-ego, pasi aktivizohet nga Sovraniーveçanërisht pasi teknologjia përshpejton dhe kompreson kohënーka nevojë për durim; tolerancë ndaj sfidës; rimbushje ndaj angazhimit; dhe kohë për të medituar; këto cilësi mbështesin këmbënguljen tonë për të thelluar dhe zgjeruar të kuptuarit tonë të vetëdijes Sovrane Integrale. Këto janë, pa dyshim, ide shumë abstrakte, dhe është e lehtë të ndjesh se ato janë të parëndësishme për botën tonë. Megjithatë, fijet e të kuptuarit që unë po përpiqem të ndërtoj në këtë punim janë thelbësore. Ato duken abstrakte, por ato po drejtojnë drejt esencës së ekzistencës.

Tani ne do të shqyrtojmë Integralin dhe qëllimin e tij.


Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close