Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 2

Seksioni 2

Integrali: Një Model i Përgjithshëm

Ky seksion do të fokusohet në Integralin, më pas, në seksionin vijues ne do të përqendrohemi në përkufizimin e shfaqur të vetëdijes Integrale Sovrane.

40  Siç u përmend në seksionin 1, vetëdija është një sintezë e dy identiteteve krejtësisht antitetike (Sovrane dhe Integrale). Ndërsa ne tani, të paktën teorikisht, kuptojmë strukturën e përgjithshme të Sovranit, është koha të kthejmë vëmendjen tonë tek Integrali. Nëse një Sovran do të ishte një molë, atëherë Integrali do të ishte një flakë. Integrali është tërheqësi kryesor që frymëzon dëshirën e Sovranit për të përjetuar dhe shprehur vetëdijen Integrale Sovrane. Ai është katalizatori themelor i një transformimi të bazuar në kohë, duke tërhequr veçantinë individuale, të pafundme në sintezën e unitetit dhe individualitetit.[1]

[1] Në filozofinë e WingMakers, ky transformim dhe rruga në të, u quajt: Unë jam Ne jemi.

41  Përpara se të futemi në një përkufizim, le të rishikojmë zgjedhjen e fjalëve të fjalorit:

Fjalori Merriam-Webster

Integral:

1:    a) shumë e rëndësishme dhe e nevojshme

       b) esencial për plotësinë

       c) e formuar si një njësi me një tjetër pjesë

       d) e përbërë nga pjesë përbërëse

       e) nuk mungon asgjë esenciale

42  Integrali, në këtë përkufizim, përputhet më ngushtë me pikën 1b: esencial për plotësinë. Megjithatë, për të kuptuar Integralin, një duhet të kuptojë Programin Social, sepse Programi Social është Integrali në sferat e dualitetit, në të njëjtën mënyrë sic trup-ego[2] është Sovrani në dualitet. Duke qënë njerëzor, ne të gjithë jemi më ekspertë në Programin Social sesa në integralin thelbësor, me dimensione më të larta.

[2] Një kujtesë miqësore, trup-ego nuk është ekskluzivisht një ekzistencë tredimensionale ose njerëzore.

43  Programi Social është subjektiv. Kjo do të thotë, çdo individ përjeton Programin e tij Social bazuar në kuptimin unik të Sovranit të tij për veten dhe Integralin. Programi Social për qëniet njerëzore është formuar nga shkaqe institucionale dhe natyrore.

Elementet institucionale të Integralit janë:

● Arsimi

● Qeveria

● Feja

● Kultura

Elementet natyrore të Integralit (të lidhura me trupin) janë:

● ADN

● Kujtesa kolektive

● Inteligjenca instinktive

● Natyra

Elementet natyrore të Integralit (të lidhura me egon) janë:

● Familja

● Miqtë, mentorët dhe grupet sociale

44  Kolektivisht, këta elementë ndikojnë në Programin Social individual të një specie të caktuar të distiluar deri te një Sovran. Për shëmbull, ndërsa Programi Social i një miu nuk zotëron elementë institucionalë, ai megjithatë është i pasur me elementë natyrorë, siç është kategorizuar më sipër. Diagrami tjetër më poshtë paraqet pikat e ndryshme qëndrore të Programit Social në varësi të kompleksitetit të specieve.


45  Programi Social njerëzor është i vetmi që është i institucionalizuar, dhe në masën që speciet më pak komplekse kanë një element institucional në Programin e tyre Social, ai rrjedh nga njerëzit. Me fjalë të tjera, elementet institucionale njerëzore ndikojnë dhe bëhen element ekskluziv “institucional” për speciet e tjera në tokë.

46  Çdo specie ka Programin e vet Social që informon trup-egon e tij (d.m.th., Sovranin dualist), dhe siç është rasti me qëniet njerëzore, Programi Social është unik për çdo shprehje individuale të një specie. Gama unike e kësaj lidhet me kompleksitetin e specieve, me fjalë të tjera, sa më i lartë të jetë kompleksiteti i trup-egos, aq më shumë variacione në Programin Social.

47  Nëse shikohet në vazhdimësi të kohës, Programi Social evoluon, në disa raste, radikalisht. Për shembull, Programi Social njerëzor, në rrjedhën e dyqind viteve, ka evoluar nga kali dhe telegrafi; në udhëtimet në hapësirë dhe telefonat celularë të lidhur me internetin. Kjo rritje teknologjike, siç mund ta imagjinojmë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e Programit Social, jo vetëm për njerëzit, por pothuajse për çdo specie tjetër në tokë. Feja dhe qeveria, megjithatë, kanë evoluar me një ritëm relativisht më të ngadaltë, ndërsa kultura është diku në mes.

48  Ajo është e rëndësishme të kuptohet, dhe ajo është arsyeja që unë edhe një here e ritheksoj, se Programi Social, në sferën e dualitetit, është manifestimi i drejtpërdrejtë i Integralit. Prandaj, realiteti njerëzor nuk është një iluzion apo simulim, ai është thjesht një hollim i vetëdijes Integrale i mundësuar nga funksionimi i duhur i dualitetit. Qëniet njerëzore në përgjithësi nuk janë deluzivë. Është ndërlidhja unike e programit social-trup-ego që duket deluzive, por Sovrani dhe Integrali janë vërtet në kontroll të dimensioneve dualiste të vetëdijes. Ata janë ko-arkitektë të lojës së jetës, fusha e lojës së të cilave, në rastin tonë, është e përqëndruar në realitetin tredimensional të tokës, në shekullin e njëzet e një.

49  Ky është një dallim i rëndësishëm ndërmjet vetëdijes Integrale Sovrane dhe këndvështrimeve fetare, shpirtërore dhe metafizike. Sovranët zgjerohen në drejtimin e vetëm të mundshëm: drejt Integralit. Ata e përjetojnë jetën nga këndvështrime të panumërta të ndryshme, por gjithmonëーdhe ky është në të vërtetë i vetmi iluzion që vlen të përmendetーnjë jetë në një kohë, e cila lejon Sovranin e mishëruar të fokusohet në një treshe të programit social-trup-ego.

50  Programi Social është forca kontrolluese e një universi të vullnetit të lirë që parandalon që speciet të kalojnë në kaos dhe çekuilibër të pakthyeshëm. Pas forcave institucionale dhe natyrore që përbëjnë “trupin” e Programit Social, vetëdija integrale po e tërheq pa dështuar vetëdijen e nivelit planetar përmes çdo Sovrani në të gjitha nivelet e vetëdijes. Trupi individual është biologji. Egoja individuale është identiteti social dhe vëndndodhja e përvojës empirike. Këta persona jetojnë si në Programin Sovran ashtu edhe në atë Social. Ne adoptojmë modelet mendore të Programit Social dhe ato na adoptojnë ne.

51  Siç u tha më herët, Programi Social evoluon në sferat e dualitetit. Sferat dualiste zotërojnë të njohurën dhe të panjohurën. Brënda sferave jodualiste ekziston e Panjohura.[1] Është e mundur që Programi Social të jetë i rëndësishëm vetëm për sferat dualiste, por bota jodualiste është, siç u tha më sipër, e Panjohur, dhe për këtë arsye është e mundur që Programi Social të shtrihet në të gjitha dimensionet e ekzistencës.

[1] Përkufizuar në paragrafin 184…

52  Kjo mungesë përfundimtareーe një destinacioni të caktuarーështë thjesht një rrjedhje e ekzistencës së Sovranit dhe Integralit në dualitet. Por këto pasiguri, kryesisht për shkak të pafundësisë së Sovranit dhe Integralit, sado të çuditshme dhe të pashpjegueshme që mund të ndihen tani, janë të natyrshme në sferat dualiste. Në fund të fundit, ne jemi studentë të dualitetit, por si Integralë Sovranë, ne kemi lindur në sferat jo-dualiste, të cilat për trup-egon tonë e bëjnë secilin prej nesh, në koren tonë, të Panjohur për jetët tona në dualitet. Këto realitete, kuptohet, janë shqetësuese për disa, nëse jo të gjithë ne.

53  Unë do të mbetem i vërtetë, se nëse ti nuk i ndjen këto aspekte të Integralit Sovran si shqetësuese, ndoshta ti nuk po e kupton plotësinë e modelit konceptual që po propozohet. Programi Social ka qenë shumë i qartë për mijëra vjet (e cila kushtëzon ADN-në dhe tendencat stërgjyshore), se qëniet njerëzore janë forma kulmore e jetës në tokë, sistemin tonë diellor dhe ndoshta universin e njohur. Qëniet njerëzore jetojnë një jetë ose jetë të shumta me radhë, e cila përfundon ose në mosekzistencë, purgator, parajsë ose ferr, pa karma ose lumturi të përjetshme. Qëniet njerëzore u mbyllën në një garë për të mbijetuar dhe për të lulëzuar. Këto ishin zgjedhjet. Nuk kishte zgjidhje të quajtur Integrali Sovran.

54  Atje është një Integral i Sovranit (jetëve/niveleve/specieve të ndryshme të përjetuara në dualitet) dhe më pas ekziston një Integral kolektiv i të gjithë Sovranëve. Këto Integrale nuk janë kurrë të plota, siç është natyra e frakturave, kështu që në këtë kuptim, ato nuk janë koncepte standarde që janë të fiksuara në përkufizim-konkret. Ne jemi të gjithë anëtarë të Rrjetit Sovran Integral.[2] Dhe kur unë përdor termin “ne”, është përkufizimi më gjithëpërfshirës që një mund të imagjinojë.

[2] Përkufizuar në paragrafin 191…

55  Ky koncept ndez një sërë sjelljesh të reja, por ndoshta sjellja e tij më e dukshme është thellimi i lidhjes farefisnore me gjithë jetën. Kuadri i Integralit Sovran përfshin çdo gjëーpolitikë, para, pushtet, përkatësi etnike, padrejtësi, konkurrencë fetare, etj. Ai thith dallimet dhe i unifikon ato në të njëjtin moment realizimi. Kjo është fuqia e saj në botët e dualitetit.

56  Komenti im i fundit për Integralin lidhet me dashurinë (përfundimisht, gjithçka është). Të gjithë e njohin Integralin. Kjo është përsosmëria e madhe e Integralit: Ne e njohim atë si realitetin tonë unik, njerëzor, sepse kjo është ajo që Integrali është për çdo Sovran. Është realiteti i Sovranit në çdo dimension të vetëdijes, dhe ndërsa përvoja e tyre njerëzore është e ngjashme me atë të fqinjëve të tyre, ata, si Sovran, janë krejtësisht unik në shprehjen dhe përvojën e Integralit.

57  Dashuria është përfshirje dhe zgjerim. Dashuria është shfaqja e dashamirësisë ndaj të gjitha shprehjeve të Sovranit. Dashuria është inteligjencë. Dashuria është bashkim. Dashuria është tërheqja që e tërheq Sovranin drejt Integralit. Ajo nuk mund të jetë në asnjë mënyrë tjetër, sepse është përmes zemrës që trup-ego mund të prekë Mëndjen Bujare të Sovranit jodualist. Mëndja Bujare është vëndi ku jeton aftësia që na mundëson ne të imagjinojmë integralin Sovran dhe si ai do të jetonte në një ekzistencë njerëzore.

58  Integrali është ndoshta më i afërt me termin Shpirt. Megjithatë, Shpirti, siç ai përdoret zakonisht në fe, është një prani e kudondodhur misterioze që është forca votuese e Zotit; “sytë dhe veshët” e Më të Lartit; ajo forcë e heshtur, e padukshme që përshkon gjithë jetën (ose të paktën jetën njerëzore). Integrali, në të kundërt, nuk është vërtet misterioz, por përkundrazi i keqkuptuar. Në fund të fundit, është secili prej realiteteve tona absolutisht unike që vetëm ne e dimë dhe mund ta dimë, kështu që si mund të jetë ajo misterioze?

59  Prejardhja dhe krijimi i Integralit janë të panjohura për homologët tanë njerëzorë. Ne jemi mësuar se një inteligjencë e gjallë na lidh ne si Sovranë dhe se ata Sovranë manifestohen në çdo formë jete. Ne asnjëherë nuk na është mësuar se në realitetin e dikujt, në këtë moment, Integrali është pikërisht përpara syve, veshëve, duarve, gojës, hundës, ndjenjave, intuitës dhe imagjinatës. Ai është i pranishëm në çdo cep dhe të çarë që është realiteti ynë unik.

60  Ne nuk e kuptojmë këtë, por ajo nuk është misterioze. Ajo nuk është e fshehur; është e kundërta e të fshehtës. Ne, qëniet njerëzore, që nga fillimi ynë në këtë planet, nuk e kemi kuptuar. Ndoshta në një kohë të lashtë, njerëzit në tërësi kanë qënë më të lidhur me disa nga këto koncepte, por duke lexuar historinë tonë, letrat fetare dhe filozofike, unë nuk e kam zbuluar një kohë të tillë. Konceptet e Integralit Sovran, në çfarëdo mase që ai njihej, mbaheshin gjithmonë në xhepat e vegjël të njerëzimit, ku ai mund të mësohej pa ftuar persekutimin nga Shteti apo mjediset fetare.

61  Të gjitha zgjedhjet tona, në një jetë, arrijnë kulmin në një pikë në kohë që ne e quajmë momenti i realitetit. Është vëndi dhe koha ku Integrali jeton më gjallërisht. Aty ku energjia e tij është jetike, pulsi i tij ndihet, qëllimi i tij në jetën tonë kuptohet më mirë. Jeta jonë, në këtë moment, mund të jetë një dritare pluhuri në vetëdijen Sovrane Integrale, por ajo mund të lahet dhe të bëhet e qartë ose të paktën më e qartë.

62  Ky dokument është një mënyrë për të parë më qartë Integralin dhe për të vlerësuar praninë e tij, por kërkon një gjë: Ne duhet të jemi të gatshëm të përqëndrohemi. Unë e di për shumë prej nesh se ajo është një gjë e vështirë për t’u bërë në shekullin e njëzet e një. Megjithatë, nëse ne duam të kuptojmë perspektivën e Integralit Sovran deri në pikën ku ai është në hapin tonë, në sytë tanë, në fjalët tona, në prekjen tonë, në tonin tonë, në mendimet tona; kjo do të kërkojë fokus, pasi kjo nuk është një urë e thjeshtë apo e shkurtër për t’u kaluar.

63  Unë e kuptoj se shumë njerëz besojnë se e vërteta duhet të jetë e thjeshtë. Disi, i gjithë kompleksiteti i pafund i multiverseve mund të reduktohet në të vërtetën e thjeshtë. Unë nuk pajtohem me këtë perspektivë. Unë as nuk besoj se arritja e së vërtetës duhet të kërkojë njëzet vjet në një manastir. Vëndi i përqëndrimit për të cilin unë flas është një vënd ku ne mund të lexojmë, të kontemplojmë, të vizatojmë, të shkruajmë ose çfarëdo që ne duhet të bëjmë në mënyrë që ne t’i kuptojmë këto koncepte dhe t’i mbajmë ato brënda vetes për një kohë. Kjo na lejon ne t’i përjetojmë ato; për të parë nëse ato zgjerojnë ndjenjën tonë për atë që është e vërtetë apo mundësisht e vërtetë.

64 Integrali është esencial. Dikush mund të thotë se është esencialja. Ajo mundëson një përvojë fraktale për një dhe të gjithë. Ai është mësuesi subjektiv dhe i përgjegjshëm, që na tërheq ne pagabueshmërisht drejt vetvetes. Kjo ndodh për periudha të gjata kohore, duke kërkuar kaq shumë jetë sa të bëhet e pamundur të numërohen. Ajo nuk është e dëshiruar nga asnjë Sovran, thellë në vetvete, që ata të hedhin raketa drejt vetëdijes Sovrane Integrale. Nuk është një garë. Ky është një proces gradual, i qëllimshëm, i shpalosur që luhet në një hapësirë-kohë madhështore. Ajo është brënda këtij procesi që ne, si Sovran, formulojmë, krijojmë, shprehim, evoluojmë, imagjinojmë dhe transmetojmë dashurinë.

65  Atje ka shumë forma dashurie. Është, siç secili prej nesh mund të imagjinojë, një term që është fraktal në të njëjtën mënyrë si termat: Sovran dhe Integral. Ajo është hapësira që mbivendos Sovranin, Integralin (shprehjet e dualitetit) dhe Integralin Sovran (jo-dualitetin). Kjo hapësirë e mbivendosjes, Mandorla e Fuqizimit,[3] është dashuria në formën e saj më të pastër, të njohur. Karakteristika e saj kryesore është të integrojë pjesët e vetvetes që ndahen përmes dualitetit, duke lejuar në të njëjtën kohë vullnetin e lirë. Kjo është dashuria dhe inteligjenca.

[3] Mandorla e Fuqizimit është një vetëdije e dashurisë që ka tre pjesë: Sovrani, Integrali dhe Integrali Sovran. Ajo është dashuria më e gjerë, më e lartë, më e thellë, e njohur nga një qënie njerëzore në fillim të shekullit të njëzet e një. Përvoja dhe shprehja e kësaj mandorle është qëllimi themelor i thurur në “ADN” e Sovranit.

66  Dashuria njerëzore, ajo dashuri që ne e konsiderojmë të vërtetë- këtu, në tokë, të dobishme, tërheqëse, kuptimplotë, të gëzueshme, të gjitha ato cilësi që ne na duhen dhe vlerësojmë. Ajo është pjesë e Programit tonë Social. Është dashuria ajo që është socializuar, shumë më tepër se çdo koncept tjetër fraktal, dhe për këtë arsye, ajo shprehet, nëpërmjet trup-egos njerëzore, si një forcë që mposht, kushtëzon realitetin, sakrificat dhe adhurimet. Këto janë fytyrat e dashurisë njerëzore siç Programi Social kolektiv i prezanton atë. Unë e kuptoj që secili prej nesh mund të gjejë “fytyra” të tjera dashurie, por unë do t’i vendos ato si dytësore ndaj njërës prej katër fytyrave që unë kam përmendur. Megjithatë, unë e pranoj se ka shumë të tjera, dhe ne mund të debatojmë se cilat katër të vendosim në cepat e diagramit të mëposhtëm që më mirë përshkruan dashurinë njerëzore.


FIG. 8

67  Pika më e gjerë nuk është se si dashuria njerëzore përkufizohet, por më tepër se si arketipi ose esenca thelbësore e dashurisë jeton dhe funksionon. Mandorla e Fuqizimit, ku Sovrani, Integrali dhe Integrali Sovran mbivendosen, operon paksa si shirita elastikë që lejojnë zgjerimin në përvojë të re, megjithatë tërheqja në kore (mbivendosja) mbetet gjithmonë, dhe nuk ka rëndësi se sa larg zgjerimi ose zhytja është. Kjo tërheqje ndizet gjithmonë. Kjo dashuri është akti i dhënies së fuqisë në enët e zgjerimit të Integralit Sovran në dualitet! Është një substancë e egër, e lirë që nuk mund të kushtëzohet, kontrollohet apo zotërohet. Ai është i pastër në shprehjen e vullnetit për t’u integruar, por respekton të gjithë vullnetin e lirë të Sovranit.

68  Kjo dashuri është vetë esenca e Integralit Sovran. Ajo nuk ndjen refuzim. Ajo nuk e transmeton me vetëdije, nuk e zvogëlon apo edhe e ndalon transmetimin. Nuk është ndezur apo fikur. Ajo rrjedh jashtë nga një gjëndje e brëndshme e harmonisë pa asnjë pritshmëri. Nuk ka asnjë qëllim. Nuk mban vizion. Është pa një atom të vetëm të një plani. Megjithatë, ajo është forca më e fuqishme sepse ajo bashkon, në koherencë, të gjithë ekzistencën.

69  Sovrani, Sovrani i vërtetë thelbësor, mund të bëjë çdo gjë që është në përputhje me Integralin. Është bashkëkrijuesi i realitetit që ai përjeton. Vetja Humane (trup-ego) nuk po e krijon me vetëdije realitetin e vet; ai po e përjeton atë. Sovrani krijon pjesën e tij dhe Integrali krijon pjesën e tij. Këto realitete janë përzier së bashku nga Sovrani i mishëruar dualist, për të krijuar realitetin në një jetë; në një nivel; në një specie; dhe në një vënd dhe kohë. Realiteti brënda mbivendosjes së këtyre shënuesve të identitetit është një distilim i vetëdijes Integrale Sovrane brënda secilit prej nesh.

70  Si një student i dualitetit, Sovrani rrallëherë është i vetëdijshëm se ai ka një bashkëpunëtor: Integralin. Ka disa prej nesh që mbivendosin qëllimin dhe besimin në përzierjen misterioze të realiteteve Sovrane dhe Integrale, por këto synime pothuajse gjithmonë i shërbejnë trup-egos. Ato nuk janë shprehjet e Sovranit në realitetin njerëzor që kërkon përvojën dhe shprehjen integrale. Kështu, këto synime mund ta tribalizojnë trup-egon në magjepsje dhe elitizëm. Më shumë ndarje, jo më pak.

71  Sovrani (Unë po bëj dallimin midis Sovranit dhe Vetes sonë Njerëzore) e di që realiteti ynë është krijuar, po aq shumë sa ai është duke u përjetuar, dhe krijimi i tij është një vetëdije e bashkuar (Integrali Sovran), duke krijuar ー kur mblidhet ー një jorgan të pafund realitetesh që ne mund ta quajmë Integral. Shpirti i afërm që në fakt na fuqizon ne dhe ngjall shprehjen e dashurisë, sado e zbehtë qoftë, në të gjitha shprehjet e entitetit të saj.

72  Kjo nuk ka të bëjë me pranueshmërinë (energjinë femërore) apo veprimin e guximshëm, refleksiv (energjinë mashkullore). Bëhet fjalë për integrimin e qëllimshëm dhe inteligjent. Rezultati nuk është mposhtja e armiqve tanë, por përkundrazi, përjetimi i fuqizimit të dashurisë për të shëruar dhe për të shpërndarë dallimet ose animusin, errësirën ose dhimbjen emocionale. Dhe ajo është njësoj po aq shprehje e dashurisë integruese.

73  Momenti i realitetit është vertikal, horizontal dhe çfarëdolloj këndi tjetër që një rreze drite mund të udhëtojë. Është pika e konvergjencës. Integrali Sovran jeton atje. Kjo formë dashurie është një inteligjencë integruese. Monedha jetike e të gjitha sferave. Ajo nuk është inteligjenca e mësuar e akademisë. Nuk është inteligjenca e përvojës. Kjo dashuri ose inteligjencë është e lindur, instinktive, aq afër nesh sa edhe lëkura jonë. Ne thjesht nuk e kuptojmë plotësisht se si ta përdorim atë, si ta zbatojmë atë në jetën tonë, apo si të lidhemi me të. Dhe kjo është ironia, sepse ajo është pikërisht përpara nesh si realiteti ynë.

74  Integrali Sovran është “ekrani” i jetës me të cilin ne të gjithë përballemi. Ne e shikojmë atë dhe ne mund të përjetojmë trup-egon të mbështjellë në lavjerrësin e dualitetit ose ne mund të përjetojmë harmoninë e Integralit që kërcen në rrugën e tij dhe përmes jetës sonë, gjithmonë në moment. Gjithmonë në dispozicion për ne për të përjetuar dhe shprehur. Sovrani nuk ka për qëllim të prodhojë mrekulli ose fenomene të natyrës psikike ose magjike. Në vënd të kësaj, ai kërkon përvojë dhe shprehje nga një kuptim më i thellë i vetvetes dhe i Integralit. Kjo përvojë është ndjenja gjithnjë e më e thellë se Integrali Sovran brënda nesh është burimi i realitetit tonë unik. Është në fakt përmes kësaj vetëdijeje thelluese që “mrekullitë” arrijnë.

75  Inteligjenca është një gjë relative. Ne e lidhëm universin tonë jo ndryshe nga Liliputët që lidhën gjigantin, Gulliver. Ne e bëjmë këtë veçanërisht me multiversin, ne i japim atij inteligjencën tonë dhe duke e bërë këtë, ne kolektivisht heqim hijen mbi dritaren e Sovranit dhe mbyllim portën e Integralit. Megjithatë, ky aktーky akt i përgjithshëmーështë një faktor i madh në Lojën e Vecuarjes,[1] e njohur ndryshe si Loja e Jetës. Loja e Vecuarjes do të detajohet në një Seksion të mëvonshëm, tani për tani, është e rëndësishme vetëm të dihet se kjo “lojë” është e qëllimshme dhe e mundësuar përmes inteligjencës së dashurisë.

[1]  Përkufizuar në paragrafin 167…

76  Inteligjenca që ne i caktojmë Multiversit është duke evoluar përmes lenteve të shkencës. Pasi një teori e re provohet nga shkenca si e vlefshme, ajo futet në korridoret e shenjta të akademisë dhe mësohet në sistemet tona arsimore. Ajo bëhet themeli i besimeve tona në mënyrën se si universi dhe multiversi ynë operon dhe funksionon. Shkenca mund vetëm të tresë aq shumë informacione në një kohë, kështu që kjo inteligjencë që ne i japim multiversit po evoluon ngadalë. Mbaj mënd, ne kaluam nga një besim me në qëndër tokën, në një besim me në qëndër diellin, në një besim me në qëndër galaktikën, në një besim me në qëndër universin, në një teori multiversi, në pak më pak se 500 vjet.

77  Pika kryesore e gjithë kësaj është se multiversi është pafundësisht më inteligjent se sa ne e lejojmë atë të jetë, përsëri, sepse lentja e shkencës është dualiste në natyrë dhe thelbi i multiversit tonë është jodualist. Që do të thotë, e njohura nuk mund ta njohë të Panjohurën. Ne kemi lindur në një realitet ku ligjet fizike nguliten në ekzistencën e specieve tona, dhe për këtë arsye ne i nënshtrohemi evolucionit të ngadaltë të perceptimit të inteligjencës së pafund të multiversit dhe qëllimit të një Sovrani për t’u harmonizuar me Integralin.

78  Shkenca nuk do ta zbulojë Integralin Sovran. Ajo do të zbulojë ligje që e çojnë atë të arrijë në përfundime se Integrali Sovran është i mundur, por jo i deshifrueshëm, i dukshëm, i kapshëm ose në ndonjë tjetër aspekt, i aftë të bëhet i qartë nga standartet dhe matjet e shkencës. Shkenca dhe empirizmi i pesë shqisave mund të shkojnë vetëm aq larg. Pikërisht për këtë ekziston Integrali, sepse përndryshe Sovrani, brënda trup-egos, do të krijonte një Program Social që nuk do të zgjerohej në eksplorimet e tij filozofike dhe shkencore.

79  Një nga konceptet më ezoterike në metafizikë është harmonia e të kundërtave. Për shëmbull, njohja dhe mosnjohja janë të kundërta, dhe megjithatë ato mund të vijnë në harmoni nga qëllimi i Sovranit. Synimi për të krijuar harmoni midis të kundërtave na ndihmon ne të gjejmë pikën e ekuilibrit ku tensioni del jashtë sistemit dualist. Nëse kjo bëhet perspektiva e Sovranit dhe trup-egos, ajo mund të zbatohet për çdo koncept ose send që ndahet si një e kundërt.

80  Kjo është një metodë për të përjetuar Integralin: Për të praktikuar dhe mbajtur synime që harmonizojnë natyrën dualiste të realitetit që ne përjetojmë. Për të krijuar dhe përjetuar harmoni relative brënda një sistemi dualist si bashkëpunëtor me Integralin. Ajo asnjëherë nuk është perfekte, ne të gjithë kemi kohët tona të errëta, kur ekuilibri, të paktën për momentin, duket se ka lëvizur shumë në një mënyrë ose në tjetrën. Ajo është një nga elementët lidhës të gjëndjes njerëzore. Është gjithashtu një nga mënyrat që Sovrani inkurajohet të arrijë tek Integrali në mënyrë që të mishërojë Integralin Sovran në dualitet.


1 mendim te “Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 2

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close