Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 3

Seksioni 3

Integrali Sovran: Një Model i Përgjithshëm

81  Integrali Sovran është vetëdija jo-dualiste e informuar nga bashkimi i perspektivës Sovrane dhe Integrale në brëndësi të Niveleve dhe Jetëve së një programi të individualizuar social-trup-ego. Për sa i përket qënies njerëzore, Integrali Sovran është një fener aspirativ i ngulitur në Programin Social të Integralit dualist dhe Sovranit dualist që i lidh të tre entitetet në një, atë që ne e quajmë dashuri, por ajo është një dashuri e ndryshme. Integrali Sovran është vetëdija ku të kundërtat bashkohen në një harmoni të qëndrueshme, kështu që mbivendosja midis tre entiteteve fraktale- Sovrane, Integrale dhe Integrali Sovranーështë vetëdija ko-singulare, shprehëse e dashurisë dhe inteligjencës.

82  Integrali Sovran është objekti transcendental që ka tërhequr besnikërisht psikikën tone për miliona vjet si specie dhe si individë. Përpjekjet e kërkimit njerëzor, për kuptimin dhe qëllimin, kanë rezultuar në botën tonë sot. Unë po sugjeroj në atë deklaratë se kërkimi i kuptimit dhe qëllimit është në të vërtetë kërkimi i Integralit Sovran. Dhe ky koncept, ky koncept i fuqishëm, i Qënies sonë Imagjinare, është keqkuptuar nga trup-ego sepse ka jetuar në një kafaz të pluhurosur fjalësh dhe simbolesh, të fshehura pas ritualeve dhe ceremonive. Kjo ka rezultuar në Programin tonë Social kolektivー një realitet që rrjedh në formën e valës lart-poshtë të dualitetitー i ndarë në copëza socio-ekonomike, gjinore, etnike, politike, gjeografike dhe fetare të tribalizmit, mendësisë sociale dhe mendimit grupor; është gjithashtu e mbushur me dashuri, energji, marrëdhënie, pasione, kreativitet dhe mprehtësi.

83  Objekti i vërtetë transcendental nuk është në përputhje me ndarjen, tribalizmin apo të vërtetën institucionale, sepse esenca e tij është një vetëdije jo-dualiste që është bashkimi i të gjitha të kundërtave brënda ekzistencës së një Sovrani. Çfarëdo konstrukti të realitetit që ne zhytemi në ーhumanizëm, racionalizëm, ekzistencializëm, panpsikizëm, ateizëm, metavers, univers, multiversーobjekti transcendental, vetëm për shkak të emrit të tij, është jashtë ose përtej. E Panjohur është marka e saj. Ajo është ekzistenca e pastër e dashurisë dhe inteligjencës në të gjitha nivelet e realitetit dhe në të gjitha format e jetës.

84  Si lexues i këtij punimi, ti mund të pyesësh veten: “Pse autori, në pikturën me një piksel të kanavs së gjerë të vetëdijes, fokusohet te Integrali Sovran si një piksel? Pse kjo dhe jo Qënien Supreme?”

85  Gjuha, në çdo formë, mban konceptet dhe informacion nga zgjerimi në abstraksion total. Çfarë është abstraksioni në lidhje me gjuhën? Është kur një term ka natyrë metafizike, si termi vetëdije, por veçanërisht kur është një koncept fraktal. Vetëdija është e panjohur; ne e dimë vetëm se ajo ka një ndërprerës ndezës-fikës përmes trupit fizik. Ajo nuk mund të reduktohet në modele matematikore. Abstraksioniーabstraksioni i pastërーështë i mëndjes më të lartë; pjesa e  vetëdijes që përjeton dualitetin me një synim bujar që të jetë ura jonë drejt jodualitetit.

86  A mundemi ne vërtetë ta kufizojmë apo ta përmbajmë të pafundmën? Edhe fjalët, diagramet dhe pikturat e këtij punimi përbëjnë një kafaz, ndoshta më të madh, por gjithsesi është një kafaz, një kufizim, për shkak të pafundësisë që përshkruhet nga dydimensionet. Kjo duhet pranuar shpesh, pasi ajo na lidh me një natyrë të përulur.

87  Askush prej nesh nuk e di të vërtetën përfundimtare. Askush prej nesh nuk e kupton plotësisht vetëdijen në vetë koren e saj, sepse vetëdija Sovrane Integrale, si esencë, është e natyrës jodualiste. Të përshkruash Integralin Sovran si një Qënie Imagjinare me subjektivitet të përsosur, dhe më pas të imagjinosh se çfarë ose kush e solli në ekzistencë këtë vetëdije të parafundit, nuk është një subjekt legjitim për një vepër jotrilluese. Është më mirë, për mendimin tim, të rrafshojmë në vetëdijen që ne mund të imagjinojmë.

88  Një pjesë e arsyes që Krijuesi i vetëdijes Integrale Sovrane është i panjohur për trupi-egon, është se Integrali Sovran ka pësuar një ripozicion kaq të gjerë në realitetin njerëzor. Shprehja e tij njerëzore në fillim të shekullit të njëzetë e një është e zbehur, e shtrënguar dhe e institucionalizuar, e rrethuar nga një shoqëri gjithnjë e më e varur nga teknologjia. Dhe kjo shoqëri është më bindëse për pesë shqisat sesa përvoja imagjinative e vetëdijes Integrale Sovrane.

89  Nëse perceptimet dhe vëmëndja jonë nuk do të ndikoheshin nga teknologjia kompjuterike, do të ishte teknologjia e transportit ose teknologjia bujqësore ose teknologjia e timonit ose vetë zjarrit. Ky ka qënë një model i përsëritur që kur njerëzimi u bë nënprodukt i tokës në mënyrë që të mund të arrinte fatin e tij, duke u bërë Shkrimtarët e Vetëdijes.[1] Njerëzimi është e vetmja specie, që jeton në tokë, që mund të përshkruajë vetëdijen. Kjo është e mundur nëpërmjet aktivizimit dhe pranisë së vazhdueshme të Integralit Sovran në brëndësi të Programit Social të një individi.

[1] Përkufizuar në paragrafin 156…

90  Cilado qoftë teknologjia e kohës dhe vëndit, ajo është një rrjedhje e natyrshme e tërheqjes së Integralit, megjithëse Integrali është i veshur me dualitet, ai mbetet i gjallë nën mantel, duke i pëshpëritur Sovranit që të shtyjë dhe të tërheqë trup-egon, mëndjen dhe zemrën, për të ftuar perspektivën e Integrimit Sovran në Programin e tyre Social me synimin, dhe kjo është e rëndësishme, për të përjetuar dhe shprehur dashurinë për të cilën flitet në paragrafin e parë të këtij Seksioni (paragrafi 81).

91  Për të ardhur në rreth të plotë, përpjekja për të përshkruar Krijuesin e mrekullueshëm të Integralit Sovran, përpara se ne të mund të përshkruajmë një pamje më të hollësishme të Integralit Sovran, është një humbje fjalësh, dhe në rastin më të mirë, poezi e pa ankoruar në temën e tij.

92  Integrali Sovran mund të përshkruhet nga çdo numër këndvështrimesh. Ai është përgjithmonë në një gjëndje krijimi siç edhe përshkruhet në diagramin e mëposhtëm.


FIG. 9

94 Është si një bllok masiv mermeri që pret të skalitet, dhe secili Sovran është një artist. Disa marrin daltën dhe e godasin atë një herë dhe tërhiqen. Të tjerët as nuk e kapin daltën, në vënd të kësaj skicojnë ide, nuk janë gati të lënë një përshtypje të vetëdijshme mbi mermerinーProgrami Social kolektiv. Të tjerë inspektojnë nga shumë afër, duke pyetur veten se çfarë do të bëhet blloku i mermerit, por nuk janë të interesuar të bëjnë një prerje me daltë në mermer, nga frika se ata mund ta njollosin atë. Megjithatë, të tjerët do të godasin mermerin derisa ata të mund të shohin një efekt të përpjekjeve të tyre, një përthyerje ose një formë emergjente e një lloji.

95  Integrali Sovran është me të vërtetë ajo gjë që është perfekësisht subjektive, sepse ajo është krijuar nga çdo Sovran. Është një vetëdije kolektive që Sovranët po e prodhojnë si një projekt bashkëpunues kreativ, i shprehur nga një numër i pafund “artistësh” nga të gjitha speciet, të gjitha nivelet, të gjitha jetët. Në këtë kontekst, Integrali Sovran është i panjohur, por i njohshëmーnë një shkallë të vogëlーnëpërmjet fakultetit imagjinativ. Ai po evoluon vazhdimisht në dualitet, dhe konstant në nivelet jodualiste të vetëdijes. Kjo dinamikë – e evolucionit dhe qëndrueshmërisë ekspansioniste përfaqëson polet e ekzistencës, dhe ato shprehen përmes vetëdijes Integrale Sovrane njëkohësisht.

96  Sfida e vërtetë e përcaktimit të termit, Integral Sovran, përveç asaj që është përshkruar tashmë, është se ai mungon në masë të madhe në botën tonë njerëzore. Kur ne ecim brënda kulturës sonë dhe shikojmë Programin tonë Social kolektiv, Integrali Sovran nuk është as i pranishëm dhe as nuk merret parasysh. Atje mezi ka rrahje zemre. Kjo mungesë relative përfaqëson erërat e kundërta të udhëtimit tonë njerëzor për kuptimin dhe qëllimin. Si mund të ndryshohet kjo gjëndje në mënyrë që Integrali Sovran të bëhet një prani më e gjallë dhe e dukshme brënda kulturës sonë njerëzore?

97  Çelësi për të kuptuar Integralin Sovran, të paktën nga këndvështrimi im, është ta imagjinojmë atë brënda bindjeve dhe synimeve tona. Kjo kërkohet në mënyrë që pritësi vibrant (Integrali Sovran) të ecë përpara në jetën tonë dhe të jetë i barabartë midis avatar-zvëndësuesve të ekzistencës së tij njerëzore: trupi, egoja, zëmra dhe mëndja. Është përmes kësaj ndjenje të barazisë dhe përzierjes që ata bëhen në linjë si partnerë të barabartë. Është Integrali Sovran ーQënia Imagjinare ー që mund të sjellë përafrim dhe barazi në të gjithë përvojën tonë njerëzore. Ky nuk është vetëm qëllimi i tij, ai ajo mund në fakt të jetë kuptimi i jetës në kuptimin më të gjerë.

98  Ekziston një imperativ evolucionar nga ana e Integralit Sovran brënda realitetit njerëzor, dhe ai është përdorimi i kapacitetit magjik të qëllimit: mendimet, fjalët, imazhet, tingujt, sjelljet dhe ngjyrat për të krijuar një kulturë të re të mundësive të zgjerimit. Kjo kulturë e re nuk është parashikuar dhe krijuar nga shkenca, teknologjia, arsimi, qeveria apo feja. Ajo nuk krijohet as nga spiritualiteti. Ajo drejtohet nga artistë. Kjo është një hapësirë ku Integrali Sovran mund të jetojë dhe të marrë frymë, duke dhënë këndvështrimin e tij mbi dy sjelljet e dashurisë dhe vullnetit të lirë.[1]

[1] Të dyja sjelljet përkufizohen në Seksionin 6: Konkluzioni.

99  Siç më pare thashë, njerëzimi është në procesin evolucionar për t’u bërë Shkrimtarët e Vetëdijes. Ne jemi e vetmja specie që mund të përshkruajmë Integralin Sovran dhe ta bëjmë atë qëndrën e kulturës sonë. Shkrimtarët janë artistët, veçse ky është një tjetër lloj arti. Është arti i imagjinatës dhe manifestimit. Është për të vizionuar Integralin Sovran në mënyrë që njerëzimi të mund të jetojë në harmoni me Natyrën dhe teknologjinë.

100  Përkufizimi i një artisti, në këtë kontekst, është një që mund të imagjinojë, me qëllim bujar, skicën e zbehtë të Integralit Sovran dhe ta shprehë atë në jetën e tij. Kjo është ajo. Ti mund të jesh një fizikant-artist, një punonjës qeveritar-artist, një avokat-artist, një artist i papunë, një nënë-artiste, një fëmijë-artist, rëndësi ka vetëm që ti po praktikon synimin për të hyrë në Mëndjen Bujare dhe aftësia imagjinative në të. Arti do të vijë përmes jetës sonë dhe Programi ynë Social kolektiv do të zgjerohet në mundësi të reja me vendosmërinë dhe angazhimin e secilit artist.

101  Modelet dhe besimet tona aktuale janë një rrjedhje e synimeve tona, të cilat janë pothuajse ekskluzivisht shprehje e trup-egos, dhe për rrjedhojë prejardhjen e kulturës së mëparshme njerëzore. A bën sens që ne mund të sjellim një botë të re me mundësi zgjerimi duke përdorur historinë kulturore të njerëzimit si pikënisjen tonë?

102  Këto janë lëvizje të ngadalta. Ato marrin shpalosjen e periudhave të mëdha kohore. Megjithatë, dhe kjo është me rëndësi jetike, si Sovranë ne mund të zhvendosemi në çdo moment në çdo kohë. Ne mund ta imagjinojmë Integralin Sovran si vetveten tonë thelbësore, dhe ne mund të imagjinojmë se çfarë do të thotë ky ndryshim për sa i përket përvojës sonë të jetës. Kjo bëhet “fija” e qëllimit që ne e thurim në jetën tonë si mendim, ndjenjë ose aktivitet. Synimi është i ndërsjelltë, domethënë është edhe shprehje (qëllim) edhe përjetim (manifestim) i Integralit Sovran, sado i zbehtë të ndihet apo kuptohet. Është njëkohësisht një pranim në trup-egon tonë dhe një shprehje në Programin Social tonin.

103  Identifikimi ynë me vetëdijen Integrale Sovrane, megjithëse i paplotë dhe i pikseluar në definicion të ulët, na lejon të shohim skajet se kush ne jemi, dhe kur ne bëjmë, skajet zhduken. Ne bëhemi daulleja e synimit për të qënë Integral Sovran në çdo moment të tashëm të jetës sonë. Ky synim dhe besim është ajo që e tërheq vetëdijen Integrale Sovrane për t’u bërë ne me të gjitha dobësitë njerëzore dhe sfidat në të. Mund të duket një përzierje e çuditshme, por është përzierja e jodualiste me dualitetin që është përvoja njerëzore. 104  Në faqen tjetër unë jam përpjekur të përshkruaj strukturën e përgjithshme të vetëdijes që përfshin Nivelet dhe Jetët e vetëdijes shumë të shumta dhe të ndryshme për të vendosur ose përshkruar një numër. “Gjurma” e vetëdijes lëviz nga një nivel Krijuesi në një trup-ego, dhe rrjedh midis këtyre elementeve të strukturës së saj si gjaku që qarkullon në një trup.

FIG. 10

105  Vetëdija është një realitet më vete. Ajo është i vetmi realitet që rrjedh midis Niveleve dhe Jetëve, duke i bashkuar dhe duke i përafruar në kuptim dhe qëllim. Është qarku që e ka origjinën brënda Krijuesit pafundësisht misterioz dhe rrjedh nëpër një vetëdije ーnjë vetëdije e vetme, Sovrane ー duke hyrë në programet sociale-trup-ego dhe duke gëlltitur të mësuarin në to, dhe më pas duke e plotësuar qarkun e saj përsëri te Krijuesi i saj. Kjo po ndodh vazhdimisht. Nuk është një seri ngjarjesh e renditur që kulmojnë. Përkundrazi po ndodh si në qëndrueshmëri poashtu edhe në formën e valës lart-poshtë të dualitetit. Secili prej nesh mund të mbajë, në sytë e imagjinatës sonë, identitetin e Integralit Sovran si pikën e kohezionit të vetëdijes sonë. Është forca që lidh të gjithë elementët e një vetëdijeje Sovrane së bashku, duke i mbajtur ato të dyja të individualizuara dhe të lidhura.

106  Struktura bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u gjetur ndërsa ti shikon origjinën e saj. Krijuesi është misteri i panjohur, i pafund, dhe duke pasur parasysh që entitetet e Sovranit, Integralit dhe Integralit Sovran janë të natyrës fraktale (ato shkallëzohen pafundësisht në Nivele), Vetëdija e Krijuesit do të ishte gjithashtu fraktale, që do të thotë se pafundësia e tij është pa shkallë dhe përmban të gjitha konceptet e tjera fraktale. Diçka e asaj fuqie dhe shtrirjeje dhe pafundësie, e asaj natyre të pafundme, nuk mund të përmbahet brënda një jete të vetme njerëzore ose një Sovrani të vetëm, ose një Integrali apo edhe një Integrali Sovran. Këto janë ato që përmbahen brënda Krijuesit. Diagrami, Struktura e Përgjithshme e Vetëdijes (Fig. 10), mund të përfaqësojë një koncept fraktal që është me të vërtetë ajo me të cilën ne të gjithë jemi në linjë dhe synojmë të bëhemi pjesë e vetëdijshme e.

107  Integrali Sovran, i investuar në një trup-ego të vetme, di të përdorë penelin që ne e quajmë “jetë”, veçanërisht kur trup-ego ia lëshon me vetëdije kontrollin e asaj jete Sovranit dhe Integralit, sepse ai aktivizohet nga Sovrani. Vetëdija integrale. Është një vendim dhe angazhim i lirë. Nuk ka dorë në një çelës ndezës-fikës. Vendimi merret; zgjerimi i evokuar; angazhimi është i çeliktë dhe vizioni i përjetshëm po zgjerohet dhe thellohet në jetën e njeriut.

108  Ekziston një boshllëk midis Sovranit dualist dhe Integralit dualist në kuptimin kolektiv, megjithatë, ky boshllëk po zvogëlohet. Integrali Sovran, sapo të shfaqet në një trup-ego, ndahet në Sovran dhe Integral. Ato janë të ndara. Të kundërt në natyrë. Kjo është po aq e vërtetë për individin sa është edhe për kolektivin, dhe për këtë arsye Programi Social përjetëson ndjenjën e ndarjes, konfuzionit dhe pasigurisë që përshkon kulturën njerëzore.

109  Zgjedhja për t’u bërë i vetëdijshëm dhe i ndjeshëm ndaj vetëdijes që është e plotë dhe integrale, është zgjedhja më e rëndësishme që ne bëjmë si një njeri, sepse është pika fillestare e grupit tjetër të rëndësishëm të zgjedhjeve. Për shëmbull, ta përjetojmë dhe ta shprehim këtë vetëdije në çfarëdo mënyre që ne zgjedhim; ose zgjedhja për t’u bërë kjo vetëdije ndërsa ne jemi në formë njerëzore, siç vetëm ne mundemi; ose zgjedhja për të shprehur dashurinë e Integralit Sovran në sferën e dualitetit pa një kufi apo kusht.

110  Vullneti ynë i lirë na jep ne mundësinë të jemi të pavetëdijshëm ose të vetëdijshëm. Të ndarë ose pjesë e së tërës. Ne jemi Sovrani. Zgjedhjet tona janë tonat për t’i bërë. Por ne jemi gjithashtu Integrali, kështu që zgjedhjet tona ndikohen, sado delikate, nga të gjitha speciet, të gjitha nivelet, të gjitha jetët. Zgjedhja është pika fillestare, jo qëllimi apo besimi. Ato ndjekin zgjedhjen. Jeta është një formë arti, dhe siç do t’ju thotë çdo artist, çdo goditje e furçës ose prerje e daltës është ose një zgjedhje, një moszgjedhje (dorëzimi) ose një bashkëpunim i të dyjave. Këto zgjedhje janë gjithmonë një bashkëpunim. Ato janë sjellë në jetë si nga Sovrani poashtu edhe nga Integrali.

Uvertura e Integralit

Unë jam uniteti i të gjitha sistemeve

dhe vetëm kaq.

Unë nuk jam i përbërë nga koncepte, fjalë,

dritë apo tinguj apo ndonjë materializim.

Unë jam thjesht njësi.

Është shteti im i vetëm.

Është bota ime e vetme.

Sepse unë jam ai, edhe ti je ai.

Nuk mund të ketë përjashtim në botën time

ose nuk ekzistoj fare.

Ju jeni endur në botën time me shumë kujdes.

Ju jeni të mbështjellë brenda meje

dhe prandaj jeni krahët e mi

në të cilët lëviz dhe fluturoj.

1 mendim te “Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 3

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close