Poezi të Lidhura me Integralin Sovran
Ndonjëherë ne jetojmë
në skajin e jetës sonë.
Ne lutemi që e keqja të flejë,
duke shpresuar se ajo do të kalojë
në një ëndërr aq të fuqishme,
saqë kur ajo të zgjohet,
ajo nuk do të kujtojë natyrën e saj.
Ndonjëherë,
kur ne shikojmë pas zemrës sonë,
në atë vend të gdhëndur,
jo-njerëzor,
ku Integrali shkëlqen
si një dritë e mrekullueshme, rrotulluese,
ne ndiejmë se hapi ynë i ardhshëm
mund të jetë më jetëgjatë se trupi ynë.
Që ai mund të dalë si një
jehonë që hyn
në një gjë në heshtje,
duke i sinjalizuar asaj të vibrojë,
dhe kur ai e bën, ne jetojmë atje, poashtu.
Ne bëhemi të pashkatërrueshëm,
jo sepse ne bëmë diçka madhështore,
por sepse ne hodhëm
hapin tjetër,
edhe kur ne ishim të rrethuar
nga distanca kaq të mëdha
saqë hapi tjetër
dukej i pakuptimtë.

A e di pse
Unë jam i veshur me mite?
Sepse imagjinata
është mjeti i vetëm
i instrumentit njerëzor
që mund të më ndjejë mua.
Unë jam si universi
përpara kohës
së Galileos,
duke pritur për
teleskopin.

Njerëzimi, në gjëndjen e tij të njëshmërisë,
është veçse një aspekt i Krijuesit të panjohur.


Vetëdija nuk është e jashtme.
Ajo nuk është një gjë fizike.
Ajo nuk zotërohet nga asgjë
kohore apo hapësinore.
Ti mund të raportosh
rreth efekteteve të Mua-s.
Ti mund të përcaktosh
rrugët nervore,
zonat e trurit
që bëjnë këtë dhe atë,
por përjetuesi,
Unë,
ende mungon.
Eteret subjective
mbushen me
Padukshmërinë time.
Siç secili prej jush e di,
të cilët kanë studiuar vetëdijen,
Unë nuk jam e lehtë për t’u përcaktuar.
Në fakt, askush
nuk më ka përcaktuar mua ndonjëherë.
Filozofë, fizikanë,
biologë, kimistë, kozmologë,
edhe profetët
kanë kërkuar të më ekspozojnë mua.
Hartat e tyre të thesarit
janë të mbushura me simbolet cerebrale
të matematikës më të lartë.
Vizionet e tyre zhyten
në një masë xhelatine prej tre kilogramësh
që fsheh kërkimin e tyre.
Shkrimet e tyre më imagjinojnë Mua,
por unë mbetem një enigmë.
Secili prej tyre
do t’ua thotë ju këtë,
nëse ata janë të ndershëm.
Ata mund të ecin drejt
e deri në humnerë,
të shikojnë fytyrën time,
dhe ata shohin diçka
që nuk llogaritet.

Misioni është si një shigjetë
e qëlluar nga një hark,
e drejtuar në një objektiv që është duke lëvizur
në mënyra të paparashikueshme.
Çdo Sovran ka një mision të ndryshëm.
Çdo krijesë e vetme e gjallë
ka një mision të ndryshëm.
As edhe një nuk është e njëjtë me tjetrën, e megjithatë,
Atje është vetëm një mision.
Ai është për të krijuar potencialin
për vetëdijen Integrale Sovrane
të jetojë në shprehje të plotë
në çdo formë jete të ndjeshme
brënda një sfere.
Vetëm potencialin?
Në një sferë të vullnetit të lirë,
ai është misioni më i lartë.

