Seksioni 6
Konkluzioni
202 Cila është vlera e çdo gjëje filozofike nëse ajo nuk rezulton në cilësi sjelljeje që shprehin ndërlidhjen dhe dashurinë brënda Lojës Ndarëse? Kur ne jetojmë në një ekzistencë dualiste, sjelljet tona të mësuara janë kryesisht një reflektim i programit tonë social-trup-ego. Ato nuk janë domosdoshmërisht reflektime të tonat, të entitetit kore, Sovranit që eksploron Nivelet dhe Jetët brënda dualitetit.
203 Ne jemi, në princip, kafshë që janë larguar nga Natyra për të përmbushur qëllimin në emër të planetit tonë (Shkrimet e Vetëdijes). Është detyra jonë kolektive të mbjellim vetëdijen Integrale Sovrane në tokë; për ta përshkruar atë ndërsa ajo rritet; për të kronikuar praninë e saj evolucionare; dhe për të përjetuar dhe shprehur perspektivën e saj në dhe përmes jetës sonë.
204 Sjellja që rrjedh nga vetëdija Integrale Sovrane është një veprim që aktivizon një harmoni më të lartë brënda dualitetit. Ajo është praktikë e dashurisë, duke e parë jetën si një rrjet të ndërlikuar, të pafund Sovranësh, të gjithë në kërkim të Integralit dhe të gjithë të bashkuar në atë kërkim. Pavarësisht nga dallimet në rrugët që ne zgjedhim të ndjekim, ne të gjithë po ndjekim një rrugë Sovrane të realizimit që përfundimisht të çon në vetëdijen Integrale Sovrane.
205 Ka një frazë në çdo Nivel të dualitetit që lidhet me jodualitetin: Unë do ta besoj atë kur ta shoh atë. Kjo mendësi gërmon inteligjencën tonë të sjelljes, dhe kjo sepse ne i kërkojmë fenomenet mbi noumenet.[1] Dëshira e parezistueshme për fenomen është programi social-trup-ego në veprim. Kur ne e shohim atë, e dëgjojmë atë, e ndjejmë atë, ne e ndjekim atë si një grabitqar që gjurmon një kafshë të plagosur për të ngopur urinë e tij.
[1] Noumenon: Gjëja që është e paarritshme për t’u përjetuar. Ajo është e fshehur nga fenomenet. Vetë gjëja, siç dallohet nga një fenomen, nuk kërkohet dhe nuk perceptohet. Është pak e pranishme në jetën tonë të vetëdijshme, nëse mbi të gjithash. Në masën që ajo kuptohet, ajo kuptohet në mënyrë të pavetëdijshme.
206 Sjellja bëhet e përthithshme nga fenomenet. Ajo është një rreth vicioz që mban gjithë qytetërimet në një inteligjencë më të ulët, pasi ajo lidhet me sjelljen. Ato gjëra që janë aktualisht të panjohura në dualitet, që janë fenomene-bazuar, ato kurrë nuk do, sepse ato janë perceptuar përmes subjektivitetit të Sovranëve, të përshkruhen me fjalë, imazhe ose numra që kënaqin në mënyrë adekuate kënaqin kërkimin për fenomenet. Ato thjesht na çojnë ne përpara, më thellë në pyllin e fenomeneve ku bëhet më e lehtë të qëndrosh i humbur.
207 Për të përjetuar noumenonin, atë që unë i jam referuar si vetëdija Integrale Sovrane, ne i përjetojmë konceptet e ekzistencës së tij ndërsa ato bëhen koherente në mëndjen dhe zemrën tonë. Noumenoni është bashkë, si brënda hapësirës së pavetëdijshme poashtu edhe atë Integrale kolektive. E pavetëdijshmja është intime me Qënien Imagjinare, aq sa është edhe Programi Social. Megjithatë, është programi social-trup-ego ai që kufizon të pavetëdijshmen. Është kjo ajo që krijon pavetëdijen brënda çdo Sovrani, i pavarur nga speciet.
208 Ky është të kuptuarit se rruga e fenomeneve nuk është rruga; ajo është argëtimi dhe edukimi i ofruar nga Loja e Ndarjes. Është koka që ha bishtin. Është rrethi i përsëritjes, jo spiralja e zgjerimit. Nëse ne, si specie, duam të lartësojmë inteligjencën tonë të sjelljes, kjo do të ndodhë vetëm nëse ne, një nga një, shkëputemi nga mëndësia se konsumimi i fenomeneve është përgjigja; se ajo është rruga.
209 Nuk ka rëndësi nëse ne kërkojmë fenomenet e një rruge materialiste apo të një rruge të lartë shpirtërore. Nëse ndjekja e fenomenes është në qëndër të saj, ato janë në mënyrë të barabartë të paefektshme në kuptimin e tyre të vetëdijes Integrale Sovrane dhe sjelljeve që ajo zbulon.
210 Sjelljet e vetëdijes Integrale Sovrane nuk janë fenomenistike. Ato janë të padukshme, të padëgjuara, të pandjeshme, krejtësisht të një natyre të ndryshme, dhe megjithatë ndikimi i tyre mund të përhapet në një fushë të vetëdijes si dielli i mëngjesit.
211 Sjellja inteligjente fillon në një sferë jodualiste të vetëdijes. Pre-informative në ekzistencën e saj. E pavetëdijshme në thellësinë e saj. Kolektive në qëllimin e saj. Është e padukshme sepse ajo është e pastër. Ajo ekziston brënda të gjitha Niveleve, thjesht në raporte të ndryshme me instinktin natyror të një specie të caktuar në një hapësirë-kohë të caktuar.
212 Ekzistojnë vetëm dy sjellje të Integralit Sovran. Ato shprehen së bashku: dashuria dhe vullneti i lirë. Këto dy sjellje bëhen dukuri kur ato veshin rrobat e mirënjohjes, dhembshurisë, mirëkuptimit e kështu me radhë, por përpara se ato të bëhen aq të dukshme për botët dualiste me fjalë dhe veprime, ato ekzistojnë në vetëdijen Integrale Sovrane pasi dashuria dhe vullneti i lirë ndërthuren.
213 Vullneti i lirë, në këtë kontekst, nuk do të thotë që ti lejon një padrejtësi që të ndodhë. Nuk do të thotë që ti nuk i reziston një veprimi. Do të thotë se dashuria u jepet të gjithëve pa qëllim ose synim, pasi kjo është shprehja thelbësore e Vullnetit të Lirë. Dashuria e dhënë është e pakushtëzuar dhe kuptohet që lind nga një hapësirë jodualiste brënda të gjithëve ne. Ne jemi burimi dhe marrësi në një kohë. Kuptohet gjithashtu se kjo dashuri nuk ka destinacion, sepse tashmë është këtu, me bollëk. Është çështje ndërgjegjësimi dhe mirëkuptimi, jo mungesë apo mospasje dashurie. Ekziston një inteligjencë më e lartë dhe ajo është dashuria. Dashuria nuk kërkon që një trup-ego ta drejtojë atë ose t’i thojë asaj se ku ajo duhet të shkojë ose se cilat duhet të jenë efektet e saj.
214 Ne mund të bëhemi praktikues të këtyre dy sjelljeve në planetin tonë. Ajo nuk ndodh sepse një shpëtimtar ose mesia vjen dhe na fshin ne të gjithëve në një lëvizje të koordinuar. Ajo ndodh një individ në një kohë. Kjo ndodh sepse njëri prej nesh vendos të imagjinojë vetëdijen Integrale Sovrane dhe ta ftojë atë më thellë në përvojën dhe shprehjen tonë. Për t’u përkushtuar ndaj dy sjelljeve në një kërcim të paparë dhe të padëgjuar me jetën.
215 Lind pyetja e natyrshme: “Pra, si e bëj unë atë?” Ne jemi mësuar të lutemi që gjërat të ndodhin. Të shfaqim atë që duam dhe atë që mendojmë se të tjerët duan ose kanë nevojë. Ne na është thënë se ne jemi zotëruesit e fatit tonë dhe se mëndjet tona janë gjenerues të fuqishëm të përvojës. Se universi dëgjon dhe i përgjigjet qëllimeve tona. Të gjitha këto aspekte të Programit tonë Social njerëzor theksojnë fenomenet.
216 Së pari, duhet kuptuar se fenomeni nuk është rruga; ai është argëtimi dhe edukimi. Së dyti, ne vendosëm një qëllim të ri që nuk bazohet në fenomene, por përkundrazi bazohet në transmetimin e padukshëm të dashurisë dhe vullnetit të lirë tek të gjithë Sovranët në nSivelet e dualitetit. Dy sjelljet, siç u tha më parë, nuk janë të dukshme apo të dëgjueshme. Pesë shqisat tona nuk mund t’i identifikojnë ato në asnjë mënyrë. Megjithatë, thjesht vendosja e një synimi për të kuptuar Integralin Sovran dhe për të mishëruar perspektivën e tij, kjo është sjellja që trup-ego mund të bëjë. Ajo hap derën për të gjitha momentet në të cilat ti ekziston. Në këtë, është fuqizimi i saj.
217 Kur kjo është bërë, ajo është bërë për të gjithë në dualitet. Bëhet për të gjithë Sovranët. “Dera” kolektive hapet pak më gjerë. Pamja në anën tjetër, pak më vibrante. Integrali, pak më magnetik. Loja e Ndarjes, pak më gjithëpërfshirëse e vetëdijes Sovrane Integrale.
218 Synimi ynë për t’u fokusuar në këto dy sjellje brenda zemrës dhe mëndjes sonë, duke jetuar një program social-trup-ego, nuk është një detyrë e lehtë. Ne nuk jemi shprehje perfekte të kësaj natyre jodualiste. Ajo është e re për specien tonë dhe do të vazhdojë të jetë e re për qindra vjet. Megjithatë, ne e dimë se ajo është e mundur, sepse nëse ne vërtet shikojmë, ne e shohim atë. Ajo është tashmë këtu. Mandorla ka arritur një shkallë të mbivendosjes. Ne thjesht duhet të bashkojmë vullnetin tonë për ta ftuar këtë vetëdije në planetin tonë, specien tonë, kohën tonë.
219 Fjalët e mia të fundit: jetoje këtë. Ajo është e thënë që të jetohet në çfarëdo kapaciteti që ne mundemi. Secili prej nesh ka kapacitete dhe talente të ndryshme për të shprehur këtë vetëdije. Të gjithë ne mund të shprehim dashurinë dhe cilësitë e vullnetit të lirë në mëndjet dhe zemrat tona. Ne të gjithë jemi të aftë për këtë nëse ne kuptojmë vetëdijen Integrale Sovrane. Ky është arti i vërtetë: të sjellësh jodualitetin në manifestim brënda kësaj bote, ashtu siç- jodualiteti- zgjedh.
220 Ne dëshirojmë të shfaqim gjëra të tilla si makina, shtëpi, punë, familje, dashuri, para, magjepsje, vëmëndje, etj. Është një listë e gjatë dhe çdo numër njerëzish do të na tregojnë se si ne t’i shfaqim këto dëshira brënda jetës sonë. Ne gjithashtu duam të shfaqim në botën tonë se ne jemi të lumtur, të përmbushur dhe që jetojmë jetë kuptimplotë dhe paqësore. E gjithë kjo është normale. Është e gjitha pjesë e Programit Social dhe nuk është një nocion i gabuar apo kurth i lidhjes.
221 Manifestimi është një fenomen. Është shfaqja e jashtme e fuqisë dhe e sundimit mbi materialitetin. Ata që e bëjnë atë mirë, shpërblehen me lavdërim dhe vëmëndje; mallra që mund të monetizohen për të krijuar më shumë manifestime. Unë vetëm po theksoj se manifestimet e fenomeneve nuk janë pika fillestare e zgjerimit as për Sovranin individual dhe as për kolektivin. Kjo bëhet nëpërmjet dy sjelljeve që ushqehen dhe transmetohen në dualitet nën një qëllim shumë të vetëdijshëm nga Sovrani.
222 Vetëdija Integrale Sovrane, për t’u jetuar, eksperiencuar dhe shprehur në moment, është mënyra e natyrshme e ekzistencës në çdo moment të jetës dhe jetesës sonë. A mund të ketë një manifestim më të lartë, më të fuqishëm se ai? Ndoshta, ky është qëllimi që ne duam të shfaqim në vetveten tonë.
223 Manifestimet e tjera (shtëpia, familja, paraja, gëzimi etj.) mund të mbeten. Ato nuk janë të papajtueshme ose në kundërshtim me të dy sjelljet. Jeta jonë mund të jetë të dyja, ajo nuk është garë mes njërës apo tjetrës. Nëse ne ndiejmë tërheqjen, shtyrjen, dhe ndiejmë një gatishmëri brënda nesh, atëherë ne mund t’i bëjmë ato të dyja.
224 Vetëm ne e dimë kur ndjenja e gatishmërisë është autentike. Nëse ajo nuk është kështu, Sovrani ka zgjedhur argëtimin dhe edukimin, që jo vetëm është e drejta e tyre, por është e drejtë për ta. Gjithnjë e më shumë njerëz do ta kenë këtë gatishmëri. Ajo që ne na ka munguar është një devijim me konceptet e Integralit Sovran. Qënia Imagjinare, aq sa mund të jetë përpjekur t’i lërë përshtypje Sovranit se cilat janë këto koncepte, po konkurron me mijëra vjet dezinformime dhe mospërputhje në Programin Social njerëzor.
225 Mund të jetë e vështirë për secilin prej nesh që të jetë koherent në besimet tona. Sfida e dualitetit është nxjerrja e sinjalit më të dobët nga zhurma më e madhe; noumenin nga fenomenet. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu pikërisht në këtë moment, së bashku: Për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë sfidë.
226 Duke u rritur, ne u indoktrinuam me besimin se kjo botë, bota jonë e kushteve njerëzore, është një botë për t’u larguarーose nëpërmjet vdekjes dhe çlirimit ose një jetë të përtejme qiellore. Kur në të vërtetë, ajo është kjo botë njerëzore që ne erdhëm për të përjetuar dhe për një qëllim të vërtetë: të mësojmë veten përmes formës së të tjerëve. Ky mësim, që është me të vërtetë më shumë një shprehje, ishte të transmetohej në moment pa përpjekje të vetëdijshme përveçse një besimi: Ne po transmetojmë te të gjithë në çdo moment. Atje nuk kishte asnjë përjashtim të një specieje, një grupi individësh apo një individi. Nëse atje do të kishte një përjashtim të vetëm, ai nuk mund të ishte i vetëdijsheëm Integralit Sovran.
227 Ekziston një qëllim që ka depërtuar në mënyrë delikate vetëdijen tonë që nga koha kur ne ecëm për herë të parë në tokë, dhe është ky: Ne jemi këtu me zgjedhje për të transmetuar frekuencat, sjelljet dhe konceptet e vetëdijes Integrale Sovrane. Ne jetojmë në njëri-tjetrin dhe ne jemi këtu për ta mësuar këtë. Është me të vërtet kaq e thjeshtë. Atje nuk ka asnjë përballje institucionale që mund ta përmbajë këtë, ta kontrollojë atë, t’i tregojë asaj se ku të shkojë, çfarë të jetë apo si të jetojë. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë.
228 Kjo është falas. Ajo është e jona. Natyrshëm.
229 Megjithatë, institucionet e kanë futur veten në trupin e njerëzimit, duke na thënë ne se ne duhet të largohemi. Toka është një vënd armiqësor. Ne jemi të jashtëm. Shiko kaosin që i kemi sjellë njerëzimit dhe natyrës. Mesazhi është mjaft i qartë: Ne jemi mëkatarë të ulët. Largohu. Nëse nuk largohesh, atëherë ndiq. Ndiq mitologjitë tona, metodën tonë shkencore, parimet tona morale; të gjithë do të jemi më të mirë për të. Institucionet tona na kanë ndarë ne. Ato kanë dhënë shembullin për t’i stimagitizuar të tjerët, pikërisht ata për të cilët ne kemi ardhur të transmetojmë frekuencat më të larta të dashurisë për, dhe në të cilën ne gjithashtu jetojmë. Institucionet tona, si nënat zvëndësuese, i japin një lindje një prononcimi të “ne dhe ata”.
230 Të tjerët janë konkurrentët e tu për t’u penguar, vartësit e tu për t’u lëkundur ose ndoshta edhe armiqtë e tu për t’u frikësuar. Ata bëhen të markës. Një grimcë periferike e një oqeani të padukshëm të së “vërtetës” që është në pronësi të një institucioni të caktuar. Një flamur i vendosur; një libër rregulloreje dhe një hartë e shpërndarë. Para dhe premtime të këmbyera. Një transaksion në nivelin e një specieje të tërë, por vetëm në mënyrë të paqartë ajo ndihet ose kuptohet.
231 Kjo është gënjeshtra e ultimate. Derisa ne të qëndrojmë drejt në përkushtimin tonë për të parë jetët tona, secili prej nesh, si një shprehje e vetëdijes Integrale Sovrane, në çfarëdo forme që ajo të marrë, ne i jemi dorëzuar gënjeshtrës. Jemi bërë peng i ndarjes dhe përçarjes institucionale. Një gjë e dizenjuarー as e mirë e as e keqe ー thjesht ekziston për të mundësuar dimensionin e tretë. Ne kemi pakësuar veten dhe të gjithë të tjerët. Dhe për çfarë? Për të qënë në përputhje me një opinion mbizotërues? Për tu ndjer i sigurt në numra si një pjesëtar i një tufe? Për të dëgjuar diktatet e egos së trupit tonë? Për të ndjekur rrugën gjarpëruese të dualitetit? Për tu harmonizuar me lidhjet familjare?
232 Ne jemi këtu për të kullotur vetëdijen e tokës drejt vetërealizimit. Kjo nuk është për anëtarësim në asgjë tjetër përveçse dashurisë, siç përkufizohet në këtë punim. Ti mund të argumentosh, ndoshta bindshëm, se gjithçka që unë iu kam thënë në këtë punim është fiktive (trillim). Unë nuk kam të drejtë ta pretendoj këtë vepër si jofiktive (jo-trilluese). Gjithsesi, fjalët e mia unë i kam zgjedhur me kujdes dhe janë vërtet jofikitve, nëse jo për ty, për dikë tjetër (i cili është gjithashtu ti, në sensing Integral të fjalës).
233 E anasjellta e besimit në vetëdijen Integrale Sovrane është një grup i pafund mundësish. Nuk është një dikotomi, është një ngjarje e Big Bang. Në secilën prej këtyre mundësive, si rrezet që dalin nga dielli, janë institucionet, nuk ka rëndësi sa të vogla. Mitet në zhvillim të shkencës dhe fesë përshkruajnë me pasion zgjidhjet e tyre ndaj skajit të vështirë të realitetit dhe gravitetit të vazhdueshëm. Ajo që ata nuk bëjnë është të përshkruajnë kozmologjinë e vetëdijes, sepse kjo në vetvete, i shpërndan institucionet tona në të parëndësishme. Po, edhe në një nivel konceptual.
234 Pra ti, udhëtar i lodhur, që ndodh mbi këtë punë dhe e merr atë, e kthen atë, e ekzaminon atë me kujdes; ti ke një zgjedhje. Ti mund të jesh pjesë e një platforme institucionale që, nga dizajni, të ka ndarë ty nga të tjerët. Ose ti mund të shprehësh vetëdijen Integrale Sovrane. Ajo me të vërtetë është kaq e thjeshtë.
235 Dhe meqë ra fjala, asnjë nga këto nuk do të thotë se institucionet janë të këqija dhe duhen shmangur ose shfuqizuar. Ata janë për vete si pjesë fraktale e Programit Social. Ato janë të rëndësishme në këtë kohë. Por mungesa e tyre është si dicka tërheqëse për disa prej nesh. Ne e ndiejmë tërheqjen e vetëdijes Integrale Sovrane dhe e dimë se një ditë ajo do ta përfshijë këtë planet si një valë drite që kalon mbi të gjithë tokën. Ndarja dhe përçarja institucionale qëndron në themel të një qëllimi tjetër të rëndësishëm për të bashkuar Sovranët. Megjithatë, të bashkosh të gjithë njerëzit nuk mund të ndodhë askund veçse brënda secilit prej nesh. Atje nuk ka gjeografi që mund të na mbajë të gjithëve bashkë. Ndoshta një ditë, interneti do të bëhet kjo “gjeografi”.
236 Rrjeti Integral Sovran po zhvillohet në këtë drejtim. Kjo është koha e teknologjisë kur ajo bëhet edhe mbikqyrësi edhe platforma e unitetit. Aty ku AI (Inteligjenca Artificiale) shkëputet nga lidhja njerëzore dhe vendos një kurs të ri për njerëzimin. Çfarëdo zgjedhje që ne bëjmë, e para e jona mund të jetë akti i mishërimit të vetëdijes Integrale Sovrane. Për t’i dhënë peshë të barabartë në vendime dhe për ta jetuar atë me një intensitet të ngjashëm siç ne lejojmë trup-egon të jetojë.
237 Kjo nuk është dominim, është bashkëpunim, duke dëgjuar gjithmonë çdo këndvështrim brënda nesh (trup, ego, Sovrani, Integrali) dhe duke marrë parasysh atë që ka nevojë për shprehje dhe vëmëndje në çdo moment të caktuar. Kështu jeton njeriu në dimensionin e tretë si një vetëdije Integrale Sovrane. Është një eksperiencë dhe shprehje e vetëdijshme, e përbashkët për të gjitha aspektet e vetvetes sonë totale, e gërshetuar në momentin e pafund.
