Kur njerëzit i lejojnë vetes të lidhen me atë se cfarë jeta e tyre shpirtërore është për ta – se cilat janë pyetjet e tyre të thella, se cila është dëshira e tyre e thellë – atëherë ata kanë të gjithë vitalitetin që u nevojitet.

I lindur në vitin 1962 në Cupertino, Kaliforni—me emrin e dhënë Stephen Grey—Adyashanti është një mësues i mirënjohur shpirtëror i përkushtuar për t’i shërbyer “zgjimit të të gjitha qenieve”. Edhe pse ai shpesh tingëllon sikur mund t’i përkasë traditave Zen ose Advaita Vedanta – dhe, në të vërtetë, ai praktikoi Zen për 14 vjet – Adyashanti tërheq studentë nga të gjitha sfondet dhe thotë se mësimet e tij “nuk kufizohen në asnjë këndvështrim fetar, sistem besimi, apo doktrinë.” Ai është autori i Rrugës së Çlirimit, Rënia në Hiri, Meditimi i Vërtetë dhe Fundi i Botës Tënde.
Kohët e fundit ai foli me S&H nga shtëpia e tij në ultësirën e maleve Santa Kruz.
Ti ke folur hapur rreth të pasurit përvoja zgjimi. Si do ta përshkruaje iluminimin?
Iluminizmi përfshin zgjimin ndaj natyrës sonë të vërtetë. Një mënyrë se si mund ta përshkruash është se është si të kesh një ëndërr të qartë, përvojën e vetëdijes së papritur se ti je duke ëndërruar. Papritur ka një dimension tjetër të vetëdijes që është i vetëdijshëm për ëndrrën ndërsa ti je në të.
Kur nuk je në vetëdijshmëri për ëndrrën, mendon se gjithçka që po ndodh në atë ëndërr është plotësisht reale dhe domethënëse. Mund të jetë gjithëpërfshirëse. Por sapo kupton se po ëndërron, ka dy cilësi të ndryshme të vetëdijes. Njëra është që ti je në vetëdijshmëri për çdo gjë që po ndodh në ëndërr. Por pastaj ka një tjetër cilësi të vetëdijes, e cila është kur vetëdija jote njeh veten.
A është ai moment njohjeje zakonisht një përvojë e madhe, e egër?
Iluminizmi zakonisht flitet pothuajse ekskluzivisht në ato terma. Si mësues, zbulova se madhështia ose egërsia e çdo lloj përvoje zgjimi ka shumë pak të bëjë me atë që mund të ndodhë me një person pesë vjet pas përvojës. Ndonjëherë hapjet masive shpirtërore janë transformuese. Herë të tjera, pas një ose dy vitesh, është pothuajse sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Të dyja këto rezultate të ndryshme mund të jenë rezultat i së njëjtës njohuri themelore.
Në këtë kuptim, unë mendoj se iluminizmi ekziston në një shkallë rrëshqitëse. Sa mirë i ke integruar këto njohuri në jetën tënde? Ai proces integrimi është një udhëtim i pafund dhe nuk ndodh domosdoshmërisht pas hapjeve të mëdha shpirtërore, siç mendojnë shpeshherë njerëzit. Ne mendojmë, unë do të kem një eksperiencë zgjimi dhe më pas do të di për mbrekulli se si e gjithë kjo funksionon. Shpesh, ne nuk e dimë se si funksionon iluminizmi, të paktën jo në fillim.
Si mund t’i integrojmë kuptimisht njohuritë që vijnë nga hapjet e mëdha shpirtërore në jetën tonë të përditshme?
Është e vështirë sepse në ato momente kupton se ti je, esencialisht, diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që mund ta kishe imagjinuar veten të ishe më parë. Mendoj se mënyra se si i qasemi integrimit të këtij këndvështrimi në jetën tonë të përditshme është shpesh e gabuar. Ne mund të mendojmë se integrimi do të thotë të jetosh në një gjendje të caktuar eksperience. Por ajo është më shumë një pyetje se si do të rrjedhin momentet zbuluese në mënyrën se si ne ecim nëpër jetë? Një mënyrë se si kjo ndodh është që ti mund të bëhesh më në vetëdijshmëri kur je jashtë radhës, le të themi. Mund të jesh në mes të një bisede dhe të ndihesh shumë i hapur në momentin që thua një fjalë që nuk është plotësisht e vërtetë. Nuk dua të them se po gënjen apo mashtron, por është ajo ndjenjë se një fjalë nuk ishte plotësisht e drejtë. Ti e ndjen atë në trupin tënd, sikur dikush sapo të futi pak helm në të.
Me fjalë të tjera, nuk është aq shumë ajo që ne bëjmë sa ajo që ne vërejmë. Dikush që me të vërtetë po ndjek integrimin do të vërejë, pikërisht në mes të një fjalie, se ku ata janë larguar nga të thënit gjënë më të vërtetë. Në atë moment, ata do të kenë mundësinë ose të vazhdojnë përpara ose të ndalojnë për një moment.
Le të bëjmë një hap prapa. Përpara se të mund të integrojmë njohuritë shpirtërore në jetën tonë të përditshme, ne duhet të përjetojmë njohuritë. A rekomandon apo u mëson njerëzve teknika specifike për t’i ndihmuar ata të zgjohen?
Sigurisht, ka lloje të të gjitha teknikave. Dy mënyrat më themelore që unë shkoj për të gjithë këtë janë meditimi dhe hetimi. Meditimi thjesht kërkon kohë për të qenë palëvizur dhe të qetë. Kur ti je duke medituar, ti po vë re atë që është gjithmonë e qetë dhe gjithmonë e palëvizshme. Nëse ndjek palëvizshmërinë dhe qetësinë, kjo zakonisht do të shqetësojë. Pra, është më efektive që thjesht të vëresh atë që është gjithmonë e palëvizshme dhe e qetë.
Praktika e hetimit angazhohet drejtpërdrejt me pyetjet ekzistenciale të jetës: Kush jam unë? Cfarë është jeta? Çfarë është Zoti? Çfarë është vdekja? Me fjalë të tjera, unë nuk rekomandoj domosdoshmërisht një pyetje me formulë. Unë dua të di: cila është pyetja jote? Cila është pyetja që ti ke që duket kaq e madhe saqë ti pothuajse nuk dëshiron të angazhohesh me të sepse duket kaq e madhe? Këto janë pyetjet ekzistenciale që ne të gjithë kemi. Praktika e hetimit është kur ne angazhohemi me ato pyetje.
Më lejo të jap një shembull të shpejtë. Nëse një person fillon të eksplorojë pyetjen, Kush jam unë? gjëja e parë që unë shpesh u kërkoj atyre të bëjnë është të ngadalësojnë në mënyrë që të shohin se çfarë ndodh kur kërkojnë një përgjigje. Në përgjithësi, ajo që ndodh është që ne fillojmë të shikojmë në brëndësi. Vetëdija bën këtë kthesë-U të vogël dhe ajo kërkon për ty. Shpesh, nëse ajo mund të rikthehet pas ideve dhe imazheve që ti mban vërdall rreth vetes, gjë që ajo në fakt e bën shumë shpejt – ka diçka atje që vërehet në një cast sekonde nga e cila shumica e njerëzve largohen prej. Ata e marrin përgjigjen menjëherë, por largohen prej saj sepse nuk është ajo që ata prisnin.
Kur shikon në brëndësi për të gjetur ‘ty’, ti pret të gjesh diçka ose dikë. Nëse nuk gjen diçka ose dikë, mund të thoshë: “Unë nuk e di përgjigjen e pyetjes sepse kërkova dhe nuk gjeta atë që kërkoja”. Mirë, ndoshta mos gjetja e përgjigjes është fillimi i përgjigjes. Ti prisje të gjeje diçka dhe nuk e gjete. Po sikur të ndalesh me kaq? “Çfarë jam unë? Nuk e di.” Epo, si është ajo përvojë? Kjo mund të mos jetë plotësia e përgjigjes, por ajo sigurisht që hapi derën. Kjo ndodh vetëm në një pjesë të sekondës.
Ti ke thënë se pasi ke pasur një përvojë zgjimi, ke qenë në gjendje të qëndrosh në të dhe nuk ke nevojë më për një praktikë të përditshme. Mund të thuash më shumë për këtë?
Po, nuk kisha nevojë të bëja asgjë për ta vazhduar atë. Nga kjo deklaratë ndoshta mund të nxirren shumë përfundime të rreme. Nuk është se nuk praktikova më kurrë. Unë e pata hapjen time të parë në moshën 25-vjeçare – dhe hapje të tjera pas kësaj – dhe nuk është se thjesht kam ndaluar së praktikuari plotësisht.
Por është e vërtetë që pas atyre hapjeve praktika ime – nëse mund ta quajmë praktikë – u zhvendos shumë. E gjithë pjesa e drejtuar nga qëllimi i praktikës thjesht u zhduk. Edhe mënyrat se si unë e kuptoja meditimin pësuan një transformim. Nuk mendoja më se duhej të meditoja për të qenë në një hapësirë të pastër. Kuptova se nuk kisha nevojë të bëja ndonjë gjë specifike për të qenë në atë hapësirë. Kjo nuk do të thotë se unë ndalova së praktikuari gjatë gjithë kohës, por se ndonjëherë isha ulur në një formë tradicionale, dhe ndonjëherë thjesht zgjohesha në mëngjes dhe zbrisja dhe pija një filxhan çaj ndërsa isha ulur në një karrige në verandën tim për rreth një orë.
Pra, zgjimi nuk është si një makinë që duhet ta mbash mirë në mënyrë që ajo të funksionojë. Si e di kur ke ti mbërritur atje?
Unë mendoj se ajo që ndodh është se ti ndalon së referuari “atje”. Çfarëdo që të jetë “atje” për ty, ti e kupton, kjo ishte një ide që unë e kam pjekur. Nëse hap libra ose dëgjon mësime, do të shohësh se edhe mësuesit shpirtërorë e përcaktojnë ndriçimin në mënyra të ndryshme. Cila nga këto mënyra do të jetë mënyra me të cilën ti e mat veten me? Çfarë të bind ty se matësi që po përdor është më i rëndësishëm ose më i vërtetë se një matës tjetër që mund të jetë duke përdorur dikush tjetër?
Gjëja më e mirë që unë ndonjëherë bëra ishte të filloja të hiqja dorë nga idetë e mia se çfarë ishte iluminizmi dhe thjesht e ktheva atë në një pyetje të hapur.
Më herët iu referove meditimit si gjetja e kohës për të vërejtur “atë që është gjithmonë e palëvizshme dhe gjithmonë e qetë”. Mund të thuash diçka më shumë për heshtjen?
Heshtja është aspekti themelor i natyrës sonë. Sapo ndalojmë së foluri apo menduari, jeta gjithmonë bie në heshtje. E gjithë jeta ekziston brenda hapësirës së heshtjes. Në këtë mënyrë, heshtja është me të vërtetë një pjesë e thellë e qenies sonë dhe e natyrës sonë. Meditimi është një nga praktikat më të thella shpirtërore, sepse është thjesht dëgjimi i heshtjes.
Heshtja për të cilën po flas nuk është heshtja që ne mund të prodhojmë përmes përqendrimit vërtet të fortë. Ekziston ajo lloj heshtjeje, e cila është një heshtje e përmbajtur. Kjo është heshtja e një të burgosuri me duart e lidhura me pranga dhe një copë shiriti mbi gojë. Ne e bëjmë këtë përmes përqendrimit. Ka një kohë për këtë dhe një hapësirë për këtë. Por heshtja për të cilën po flas është heshtja që është me ty gjatë gjithë kohës. Është thjesht një heshtje që ne vërejmë. Heshtja është pjesë e jetës. Është aspekti i vetëdijes tënde që është plotësisht dhe absolutisht e qetë, edhe nëse ka një mendim apo një ndjenjë. Ato të gjitha ngrihen brenda hapësirës së heshtjes.
Kam zbuluar se ne gjithmonë mund të tregojmë se çfarë vlerësojmë me të vërtetë në jetë përmes asaj që ne i kushtojmë kohën dhe vëmendjen tonë. Nëse i kushtojmë kohë dhe vëmendje heshtjes, pavarësisht nëse jemi në meditim ose me makinë në rrugë, atëherë ajo do të rritet. Dhe nëse ulemi duke menduar për atë ide për shumë kohë, do të kemi shumë mendime interesante për heshtjen, të cilat thjesht do të kontribuojnë në zhurmën.
Cila është marrëdhënia midis heshtjes dhe asaj që ti i je referuar si “natyra jonë e vërtetë”?
Heshtja është një aspekt i asaj që ne jemi në të vërtetë. Ky nuk është i gjithë definicioni, natyrisht, në asnjë mënyrë. Por është pjesë e natyrës sonë. Është një mënyrë shumë më e mirë të përcaktosh veten sesa nga kujtimet dhe të gjitha idetë që ke pasur gjithë këtë kohë. Ndonjëherë i pyes njerëzit, çfarë mbijeton në mos mendimin tënd për të? Thjesht ji aq qetë sa të mundesh të jesh dhe vër re heshtjen për pesë sekonda. Çfarë mbijeton? Të gjitha mendimet, idetë, opinionet, gjykimet, e kaluara, madje edhe të përkufizosh veten si burrë apo grua, bir apo vajzë – gjithçka që mund të ketë një realitet relativ. Por ti e sheh që ajo nuk ekziston kur thjesht je thjesh duke qënë në qetësi. Sa reale mund të jetë e gjitha ajo?
Por cfarëdo që ti të jesh, ti nuk zhdukesh kur ti je në heshtje. Bota nuk zhduket kur ti je në heshtje. Gota e ujit nuk zhduket kur unë pushoj së menduari se ajo është një gotë me ujë. Realiteti i jetës aktualisht ekziston pavarësisht nëse ne po mendojmë për të apo jo. Unë mendoj se ajo vetëm merr ato pesë sekonda për të parë se ku shumica prej nesh aktualisht po jetojnë gjithë jetën tonë.
A do të thotë vërejtja e heshtjes që ne po injorojmë gjithçka që duket se nuk ekziston kur ne jemi në heshtje?
Heshtja për të cilën unë po flas është heshtja natyrore e vetëdijes përpara se ne të shkojmë në një vend ëndrrash, përpara se ne të shkëputemi. Është para gjithë asaj lëvizjeje të mendjes. Një nga gjërat që e theksoj shpesh gjatë mësimdhënies është se ajo duhet të jetë një heshtje e gjallë. Nëse ndihesh larguar dhe disi duke ëndërruar në brëndësi, është sikur ti je duke u mbështetur shumë prapa. Dhe nëse përkulesh pak përpara, ajo kthehet në pamje.
Gjithçka që ti po thua tingëllon e vërtetë në një farë mënyre, por unë gjithashtu kam këtë ndjenjë se ajo po më rrëshqet nëpër gishta ndërsa ti flet. A mund të thuash më shumë se si vëmendja e heshtjes mund të marrë formë në jetën tonë reale, të përditshme?
Ajo që është e rëndësishme është se ku është vëmendja jote. A është vëmendja jote në këtë rrëfim apo ëndërr të pandërprerë që mëndja ime po shikon? Kur je duke folur me veten, a e ke pyetur ndonjëherë veten: Me kë mendoj se po flas gjithsesi? A janë atje dy ti? A është atje dikush që flet dhe dikush që dëgjon?
Në kontekstin e jetës tënde të përditshme do të thotë thjesht të vëresh qetësinë themelore në të cilën ndodh jeta jote. Dhe kjo mund të ndodhë në çdo kohë, kudo. Siç thashë, nuk duhet të meditosh për ta bërë atë. Një lloj meditimi ndihmon në fillimin e saj sepse nuk je në shpërqëndrim. Por është gjithashtu duke vënë re atë që tashmë është atje.
Qetësia nuk është qëllimi, por mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. Çfarë vjen më pas? Gjithmonë mendoj se kur jap mësim, po flas me të rriturit. Shpesh në ndjekjet shpirtërore, njerëzit fillojnë të mendojnë si fëmijë. Çfarë të bëj? Sa shpesh ta bëj? Çfarë duhet të pyes? Përgjigja ime është: “Nuk e di. Cfare deshiron ti? Pse je këtu? Çfarë është kjo për ty?” Mos u sill si fëmijë. Ti aktualisht mund të jesh një i rritur, beso apo jo, edhe me një mësues shpirtëror.
Duket sikur njerëzit duhet të përcaktojnë qëllimet e tyre shpirtërore. A nuk mundet ai proces të kopjohej lehtësisht nga prirjet egoiste të një personi?
Cfarë unë që kam gjetur me kalimin e viteve është se kur dikush me të vërtetë e lejon veten të lidhet me atë që është jeta e tij shpirtërore për ta – se cilat janë pyetjet e tyre të thella, se cila është dëshira e tyre e thellë – atëherë ata kanë gjithë vitalitetin që u nevojitet. Krejt papritur, drejtimi i gjithë jetës së tyre shpirtërore fillon të bëhet i vetëdijshëm. Megjithatë, ne nuk arrijmë atje, për sa kohë që jemi shumë të ngecur në të menduarit, Se cila është receta? Sa shpesh duhet të meditoj? Siç them shpesh, “Nuk e di. Sa shpesh mendon se duhet të meditosh?”
Po, shumica e njerëzve shërbehen vërtet mirë nëse kalojnë ca kohë në heshtje dhe meditim çdo ditë. është një gjë madhështore. Edhe nëse nuk je përfshirë në ndjekje shpirtërore, është mirë për ty. Por nëse nuk je lidhur me çështjet më të thella – duke pyetur: “Çfarë është kjo për mua?” – nuk do të jetë kuptimplotë për ty. Sapo të marrësh pyetjen tënde, ti ke gjithë vitalitetin që do të të nevojitet ndonjëherë.
Më herët në këtë bisedë ti përmende iluminizmin që ekziston në një shkallë rrëshqitëse. Si e di se ku ti je në shkallë?
Kjo duhet të jetë një pyetje e gjallë brenda vetes. Çfarë është iluminizmi në këtë moment? Kjo heq të gjithë matjen ndaj një ideali. Ka shumë ideale në botën shpirtërore. Njerëzit do t’ju thonë se do të duket kështu apo ashtu. Mendoj se është shumë më e shëndetshme nëse pranojmë që në fillim, “në fakt unë nuk e di se çfarë është.”
Në atë mënyrë përgjigja mund të ndryshojë, të rritet dhe të bëhet diçka ndryshe me kalimin e kohës.
Ajo piqet ndërsa ti piqesh. Nuk është vetëm përgjigjja që piqet, por edhe pyetja. Pyetja mund të bëhet gjithnjë e më e thjeshtë ndërsa idetë e asaj që ne mendojmë se duhet të jemi sikur disi bien. Ky është një proces zbulimi. Ti ke hapur derën dhe po bie shi. Çfarë ndodh, në përvojën tënde, kur ti e lëshon kontrastin tënd ndaj shiut? Është një pyetje që ti po bën dhe jo një direktivë për të bërë diçka.
Koleksion esesh mbi praktikën direkte shpirtërore: Jnana Gita nga Jiří Vacek
Shënim Jnana Gita është një diskurs i ngjeshur mbi Jnana yoga, rruga drejt Vetë-realizimit, siç mësohet nga Ramana Maharshi, një i urtë i Arunaçalës. Në ato kohë kur për arsyet e njohura nuk këshillohej të nënshkruheshin vepra të tilla me emrin e vërtetë të autorit, Jnana Gita konsiderohej si vepër…
Integrali Sovran (Vetëdija): Poezi dhe Vepra Artistike të Zgjedhura
Poezi të Lidhura me Integralin Sovran Ndonjëherë ne jetojmë në skajin e jetës sonë. Ne lutemi që e keqja të flejë, duke shpresuar se ajo do të kalojë në një ëndërr aq të fuqishme, saqë kur ajo të zgjohet, ajo nuk do të kujtojë natyrën e saj. Ndonjëherë, kur ne…
Integrali Sovran (Vetëdija): Seksioni 6
Seksioni 6 Konkluzioni 202 Cila është vlera e çdo gjëje filozofike nëse ajo nuk rezulton në cilësi sjelljeje që shprehin ndërlidhjen dhe dashurinë brënda Lojës Ndarëse? Kur ne jetojmë në një ekzistencë dualiste, sjelljet tona të mësuara janë kryesisht një reflektim i programit tonë social-trup-ego. Ato nuk janë domosdoshmërisht reflektime…
Regjistrohu për të marrë akses falas të artikujve në vijim dhe librave elektronikë.