

KAPITULLI 10. POLARITETI
“Gjithçka është e dyfishtë; gjithçka ka pole; gjithçka ka çiftin e vet të të kundërtave; të ngjashmet dhe të pangjashmet janë të njëjta; të kundërtat janë identike në natyrë, por të ndryshme në shkallë; ekstremet takohen; të gjitha të vërtetat janë vecse gjysmë të vërtetash; të gjitha paradokset mund të pajtohen “
Kybalion
Parimi i Katërt Madhështor Hermetik — Parimi i Polaritetit mishëron të vërtetën se të gjitha gjërat e shfaqura kanë “dy anë”; “dy aspekte”; “dy pole”; një “palë të kundërtash”, me shkallë të shumëfishta midis dy ekstremeve. Paradokset e vjetra, të cilat ndonjëherë kanë hutuar mëndjen e njerëzve, shpjegohen me kuptimin e këtij Parimi. Njeriu gjithmonë ka njohur diçka të ngjashme me këtë Parim dhe është përpjekur ta shprehë atë me thënie, maksimata dhe aforizma të tilla si kjo që vijon: “Gjithçka është dhe nuk është, në të njëjtën kohë”; “të gjitha të vërtetat janë vecse gjysmë të vërtetash”; “çdo e vërtetë është gjysmë e rreme”; “ka dy anë për gjithçka”; “ka një anë të kundërt për çdo mburojë” etj.
Mësimet Hermetike kanë kuptimin se ndryshimi midis gjërave në dukje diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën është thjesht një çështje shkalle. Ajo mëson se “çiftet e të kundërtave mund të pajtohen” dhe se “teza dhe anti-teza janë identike në natyrë, por të ndryshme në shkallë”; dhe se “pajtimi universal i të kundërtave” kryhet nga një njohje e këtij Parimi të Polaritetit. Mësuesit pretendojnë se ilustrimet e këtij Parimi mund të jenë në çdo anë, dhe nga një ekzaminim në natyrën reale të çdo gjëje. Ato fillojnë duke treguar se Shpirti dhe Materia nuk janë veçse dy polet e së njëjtës gjë, planet e ndërmjetme janë thjesht shkallë vibrimesh. Ato tregojnë se GJITHËSIA dhe Të Shumtat janë të njëjta, ndryshimi është thjesht një çështje e shkallës së Manifestimit Mendor. Kështu LIGJI dhe Ligjet janë dy polet e kundërta të një gjëje. Po kështu, PARIMI dhe Parimet. Mendja e Pafundme dhe mendjet e fundme.
Më pas, duke kaluar në Planin Fizik, ata ilustrojnë Parimin duke treguar se Nxehtësia dhe Ftohtësia janë identike në natyrë, dallimet janë thjesht çështje shkallësh. Termometri tregon shumë shkallë të temperaturës, poli më i ulët quhet “i ftohtë” dhe më i larti “i nxehtë”. Midis këtyre dy poleve ka shumë shkallë “nxehtësije” ose “ftohjeje”, quajiniato njësoj dhe ju keni po aq të drejtë. Më e larta në dy gradë është gjithmonë “më e ngrohtë”, ndërsa ajo më e ulëta është gjithmonë “më e ftohtë”. Nuk ka asnjë standart absolut, gjithçka është çështje shkalle. Nuk ka vend në termometër ku nxehtësia pushon dhe fillon i ftohti. E gjitha është çështje e vibracioneve më të larta ose më të ulëta. Vetë termat “lartë” dhe “ulët”, të cilat ne jemi të detyruar t’i përdorim, nuk janë veçse pole të së njëjtës gjë – termat janë relativë. Po kështu dhe me “Lindje dhe Perëndim” – udhëtoni rreth botës në drejtim të indjes, dhe ju arrini në një pikë që quhet perëndim në pikën tuaj të nisjes, dhe ju ktheheni nga ajo pikë perëndimore. Udhëtoni mjaft larg në veri, dhe ju do ta gjeni veten duke udhëtuar në jug, ose anasjelltas.
Drita dhe Errësira janë pole të së njëjtës gjë, me shumë shkallë midis tyre. Shkalla muzikore është e njëjtë – duke filluar me “C” ju lëvizni lart derisa të arrini një tjetër “C” dhe kështu me radhë, dallimet midis dy skajeve të tabelës janë të njëjta, me shumë gradë midis dy ekstremeve. Shkalla e ngjyrës është e njëjtë – vibrimet më të larta dhe më të ulëta janë ndryshimi i vetëm midis ngjyrës vjollce të lartë dhe të kuqes së ulët. E Madhe dhe e Vogël janë relative. Po kështu janë Zhurma dhe Qetësia; E Fortë dhe e Butë ndjekin rregullin. Po kështu i Mprehtë dhe i Shurdhër. Pozitive dhe Negative janë dy pole të së njëjtës gjë, me shkallë të panumërta midis tyre.
E Mira dhe e Keqja nuk janë absolute – ne e quajmë fundin e një skajitë shkallës e Mirë dhe tjetrin të Keq, ose fundin e një skaji të Mirë dhe tjetrin të Keq, sipas përdorimit të termave. Një gjë është “më pak e mirë” se gjëja më e lartë në shkallë; por ajo gjë “më pak e mirë”, nga ana tjetër, është “më e mirë” se gjëja tjetër poshtë saj – dhe kështu me radhë, “pak ose shumë” rregullohet nga pozicioni në masë.
Dhe kështu është në Planin Mendor. “Dashuria dhe Urrejtja” përgjithësisht konsiderohen si gjëra diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën; krejtësisht të ndryshme; të papajtueshme. Por ne zbatojmë Parimin e Polaritetit; ne zbulojmë se nuk ka diçka të tillë si Dashuri Absolute ose Urrejtje Absolute, të dallueshme nga njëra-tjetra. Të dyja janë thjesht terma të aplikuara për dy polet e së njëjtës gjë. Duke filluar nga çdo pikë e shkallës, ne gjejmë “më shumë dashuri” ose “më pak urrejtje”, ndërsa ngjitemi në shkallë; dhe “më shumë urrejtje” ose “më pak dashuri” ndërsa ne zbresim, kjo është e vërtetë pa marrë parasysh se nga cila pikë, nga lart apo nga poshtë, që ne mund të fillojmë. Ka shkallë të Dashurisë dhe Urrejtjes, dhe ka një pikë të mesme ku “Pëlqimi dhe Mospëlqimi” bëhen aq të zbehta sa është e vështirë të dallosh mes tyre. Guximi dhe Frika janë nën të njëjtin rregull. Palët e të kundërtave ekzistojnë kudo. Aty ku gjen një gjë, gjen të kundërtën e saj – të dyja polet.
Dhe është ky fakt që i mundëson Hermetistit të shndërrojë një gjëndje mendore në një tjetër, përgjatë vijave të Polarizimit. Gjërat që i përkasin klasave të ndryshme nuk mund të shndërrohen në njëra-tjetrën, por gjërat e së njëjtës klasë mund të ndryshohen, domethënë, mund të ndryshojnë polaritetin e tyre. Kështu Dashuria nuk bëhet kurrë Lindje apo Perëndim, e Kuqe apo Vjollcë – por ajo mund dhe shpesh kthehet në Urrejtje dhe po kështu Urrejtja mund të transformohet në Dashuri, duke ndryshuar polaritetin e saj. Guximi mund të shndërrohet në Frikë dhe e kundërta. Gjërat e Vështira mund të bëhen të Buta. Gjërat e Mërzitshme bëhen të Mprehta. Gjërat e Nxehta bëhen të Ftohta. Dhe kështu me radhë, shndërrimi është gjithmonë ndërmjet gjërave të të njëjtit lloj të shkallëve të ndryshme. Merrni rastin e një njeriu të Friksuar. Duke ngritur vibracionet e tij mendore përgjatë vijës së Frikës-Guximit, ai mund të mbushet me shkallën më të lartë të Guximit dhe Pafrikës. Dhe, po kështu, njeriu Përtac mund të ndryshojë veten në një individ Aktiv, Energjik,thjesht duke polarizuar përgjatë vijave të kualitetit të dëshiruar.
Studenti që është i njohur me proceset me të cilat shkollat e ndryshme të Shkencave Mendore, etj., prodhojnë ndryshime në gjëndjen mendore të atyre që ndjekin mësimet e tyre, mund të mos e kuptojë lehtësisht parimin që qëndron në themel të shumë prej këtyre ndryshimeve. Megjithatë, kur kapet një herë Parimi i Polaritetit, dhe shihet se ndryshimet mendore shkaktohen nga një ndryshim i polaritetit – një rrëshqitje përgjatë së njëjtës shkallë – kapelexhiu kuptohet lehtësisht. Ndryshimi nuk është në natyrën e një shndërrimi të një gjëje në një gjë tjetër krejtësisht të ndryshme – por është thjesht një ndryshim i shkallës në të njëjtat gjëra, një ndryshim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për shembull, duke huazuar një analogji nga Plani Fizik, është e pamundur të ndryshohet Nxehtësia në Mprehtësi, Zhurmë, Lartësi, etj., por Nxehtësia mund të shndërrohet lehtësisht në të Ftohtë, thjesht duke ulur vibracionet. Në të njëjtën mënyrë Urrejtja dhe Dashuria janë reciprokisht të ndryshueshme; po ashtu edhe Frika dhe Guximi. Por Frika nuk mund të shndërrohet në Dashuri, as Guximi nuk mund të shndërrohet në Urrejtje. Gjëndjet mendore i përkasin klasave të panumërta, secila klasë e të cilave ka polet e saj të kundërta, përgjatë të cilave shndërrimi është i mundur.
Nxënësi do të kuptojë lehtësisht se në gjëndjet mendore, si dhe në dukuritë e Planit Fizik, dy polet mund të klasifikohen përkatësisht si Pozitive dhe Negative. Kështu Dashuria është Pozitive ndaj Urrejtjes; Guximi ndaj Frikës; Aktiviteti ndaj JoAktivitetit, etj., etj. Dhe gjithashtu do të vërehet se edhe për ata që nuk e njohin Parimin e Vibrimit, poli Pozitiv duket të jetë i një shkalle më të lartë se ai Negativ, dhe lehtësisht e dominon atë. Tendenca e Natyrës është në drejtim të veprimtarisë dominuese të polit Pozitiv.
Krahas ndryshimit të poleve të gjëndjeve të veta mendore nga funksionimi i artit të Polarizimit, dukuritë e Influencës Mendore, në fazat e saj të shumëfishta, na tregojnë se parimi mund të zgjerohet në mënyrë që të përfshijë dukuritë e ndikimit të një mëndjeje mbi atë të një tjetre, për të cilën është shkruar dhe mësuar kaq shumë vitet e fundit. Kur kuptohet se Induksioni Mendor është i mundur, domethënë se gjëndjet mendore mund të prodhohen nga “induksioni” nga të tjerët, atëherë mund të shohim lehtësisht se si një shkallë e caktuar vibracioni, ose polarizimi i një gjëndjeje të caktuar mendore, mund t’i komunikohet një personi tjetër, dhe polariteti i tij në atë klasë të gjëndjeve mendore kështu ndryshoi. Në bazë të këtij parimi janë marrë rezultatet e shumë prej “trajtimeve mendore”. Për shembull, një person është “blu”, melankolik dhe plot frikë. Një shkencëtar mendor duke e çuar mëndjen e tij në vibracionin e dëshiruar me vullnetin e tij të stërvitur, dhe duke marrë kështu polarizimin e dëshiruar në rastin e tij, ai më pas prodhon një gjëndje të ngjashme mendore tek tjetri me anë të induksionit, rezultati është se vibrimet rriten dhe Personi polarizohet drejt fundit Pozitiv të shkallës në vend të drejt Negativitetit, dhe Frika e tij dhe emocionet e tjera negative shndërrohen në Guxim dhe gjëndje të ngjashme mendore pozitive. Një studim i vogël do t’ju tregojë se këto ndryshime mendore janë pothuajse në të gjithë vijën e Polarizimit, ndryshimi është më shumë ai I një shkalle sesa i llojit.
Dituria e ekzistencës së këtij Parimi Madhështor Hermetik do t’i mundësojë studentit të kuptojë më mirë gjëndjet e tij mendore dhe të njerëzve të tjerë. Ai do të shohë që këto gjëndje janë të gjitha çështje të shkallës, dhe duke parë kështu, ai do të jetë në gjëndje të ngrejë ose të ulë vibracionet sipas dëshirës – të ndryshojë polet e tij mendore, dhe kështu të jetë Zotërues i gjëndjeve të tij mendore, në vend që të jetë shërbëtori apo skllav i tyre. Dhe me njohuritë e tij ai do të jetë në gjëndje t’i ndihmojë shokët e tij në mënyrë inteligjente dhe me metodat e duhura të ndryshojë polaritetin kur e njëjta është e dëshirueshme. Ne i këshillojmë të gjithë studentët që të familjarizohen me këtë Parim të Polaritetit, sepse një kuptim korrekt i të njëjtës do të hedhë dritë mbi shumë subjekte të vështira.


