

PREZANTIMI
Kemi kënaqësi madhështore t’ua paraqesim në vëmëndjen e studentëve dhe kërkuesve të Doktrinave Sekrete këtë vepër të vogël të bazuar në Mësimet Hermetike. Është shkruar kaq pak për këtë subjekt, duke mos iu rezistuar referencave të panumërta për Mësimet në veprat e shumta mbi okultizmin, saqë shumë kërkues të zellshëm pas të Vërtetave Arkane pa dyshim do ta mirëpresin aparencën e këtij vëllimi aktual.
Qëllimi i kësaj pune nuk është shpallja e ndonjë filozofie apo doktrine të veçantë, por përkundrazi është t’u japë studentëve një deklaratë të së Vërtetës që do të shërbejë për të pajtuar pjesët e shumta të njohurive okulte që ata mund të kenë marrë, por që në dukje janë të kundërta me njëra-tjetrën, dhe që shpesh shërbejnë për të dekurajuar dhe neveritur fillestarin në studim. Synimi ynë nuk është të ngremë një Tempull të ri të Dijes, por përkundrazi të vendosim në duart e studentit një mjeshtër-celës me të cilin ai mund të hapë dyert e shumta të brëndshme në Tempullin e Misterit përmes portaleve kryesore në të cilat ai tashmë ka hyrë.
Nuk ka asnjë pjesë të mësimeve okulte të zotëruara nga bota, të cilat janë ruajtur aq ngushtë sa fragmentet e Mësimeve Hermetike që kanë ardhur tek ne gjatë dhjetëra shekujve që kanë kaluar që nga jeta e themeluesit të saj të madh, Hermes Trismegistus, “Skribi i perëndive”, i cili banonte në Egjiptin e vjetër në ditët kur raca e tanishme e njerëzve ishte në fillimet e saj. Bashkëkohor me Abrahamin dhe, nëse legjendat janë të vërteta, një instruktor i atij të urti të nderuar, Hermesi ishte dhe është, Dielli Madhështor Qëndror i Okultizmit, rrezet e të cilit kanë shërbyer për të ndriçuar mësimet e panumërta që janë shpallur që nga koha e tij. Të gjitha mësimet foundamentale dhe bazike të ngulitura në mësimet ezoterike të çdo race mund të gjurmohen prapa te Hermes. Edhe mësimet më të lashta të Indisë padyshim i kanë rrënjët në Mësimet origjinale Hermetike.
Nga vendi i Ganges, shumë okultistë të përparuar u endën në vendin e Egjiptit, dhe u ulën në këmbët e Mjeshtrit. Prej tij ata morën Mjeshtër-Celësin i cili shpjegoi dhe pajtonte pikëpamjet e tyre të ndryshme, dhe kështu Doktrina Sekrete u vendos fort. Nga vende të tjera erdhën edhe të diturit, të cilët të gjithë e konsideronin Hermesin si Mjeshtrin e Mjeshtërve, dhe ndikimi i tij ishte aq i madh sa megjithë bredhjet e shumta nga rruga nga ana e shekujve të mësuesve në këto vende të ndryshme, atje akoma mund të gjëndet një ngjashmëri dhe korrespondencë e caktuar bazike e cila qëndron në themel të teorive të shumta dhe shpesh mjaft të ndryshme të zhvilluara dhe të mësuara nga okultistët e këtyre vendeve të ndryshme sot. Studenti i religjioneve krahasuese do të jetë në gjëndje të perceptojë ndikimin e Mësimeve Hermetike në çdo fe të denjë për këtë emër, tashmë të njohur për njeriun, qoftë ajo një fe e vdekur apo një fe me energji të plotë në kohën tonë. Ekziston gjithmonë një korrespodencë e caktuar, pavarësisht nga veçoritë kontradiktore, dhe Mësimet Hermetike veprojnë si një Pajtues Madhështor.
Vepra e jetës së Hermes duket se ka qenë në drejtim të mbjelljes së Farës së Vërtetës Madhështore, e cila është rritur dhe lulëzuar në kaq shumë forma të çuditshme, në vënd që të krijohej një shkollë filozofie që do të dominonte, mendimin e botës. Por, megjithatë, të vërtetat origjinale të mësuara prej tij janë mbajtur të paprekura në pastërtinë e tyre origjinale nga disa njerëz në çdo shekull, të cilët, duke refuzuar një numër të madh studentësh dhe ndjekësish gjysmë të zhvilluar, ndoqën zakonin Hermetik dhe e rezervuan të vërtetën e tyre për ata pak njerëz që ishin gati për ta kuptuar dhe përvetësuar atë. Nga buza në vesh e vërteta është përcjellë ndër të paktëve. Gjithmonë ka pasur disa Nismëtarë në çdo brez, në tokat e ndryshme të tokës, të cilët kanë mbajtur gjallë flakën e shenjtë të Mësimeve Hermetike, dhe të tillë kanë qenë gjithmonë të gatshëm të përdorin llambat e tyre për të rindezur llambat më të vogla të botës së jashtme, kur drita e së vërtetës u zbeh dhe u mjegullua për shkak të neglizhencës, dhe kur fitilat u bllokuan me lëndë të huaja. Kishte gjithmonë disa që kujdeseshin me besnikëri për altarin e së Vërtetës, mbi të cilin mbahej ndezur Llamba e Përhershme e Urtësisë. Këta njerëz ia kushtuan jetën punës së dashurisë, të cilën poeti e ka shprehur aq mirë në vargjet e tij:
“O, mos e lër jo, flakën të shuhet! E cmuar nga shekulli në shekull
në shpellën e saj të errët – në tempujt e saj të shenjtë të cmuar. E
ushqyer nga shërbëtorë të pastër të dashurisë – mos e lër jo,
flakën të shuhet!”
Këta njerëz nuk kanë kërkuar kurrë miratimin e popullit, as numrin e ndjekësve. Ata janë indiferentë ndaj këtyre gjërave, sepse ata e dinë se sa pak ka në çdo brez që janë gati për të vërtetën, ose që do ta njihnin atë nëse do t’u paraqitej. Ata rezervojnë “mishin e fortë për burrat”, ndërsa të tjerët japin “qumështin për foshnjat”. Ata i rezervojnë perlat e tyre të urtësisë për të zgjedhurit e paktë, që ua njohin vlerën dhe i mbajnë në kurorat e tyre, në vënd që t’i hedhin para dërrit materialist vulgar, që do t’i shkelte në baltë dhe do t’i përziente me ushqimin e tyre të neveritshëm mendor. Por megjithatë këta njerëz nuk i kanë harruar apo anashkaluar kurrë mësimet origjinale të Hermesit, në lidhje me përcjelljen e fjalëve të së vërtetës tek ata që janë gati ta pranojnë atë, mësim i cili thuhet në Kybalion sic vijon: “Aty ku gjurmët e Mjeshtrit bien, veshët e atyre që janë gati për Mësimin e tij hapen gjerësisht.” Dhe përsëri: “Kur veshët e studentit janë gati për të dëgjuar, atëherë vijnë buzët për t’i mbushur ato me urtësi”. Por qëndrimi i tyre I zakonshëm ka qenë gjithmonë rreptësisht në përputhje me aforizmin tjetër Hermetik, gjithashtu në Kybalion: “Buzët e Urtësisë janë të mbyllura, përveç veshëve të të Kuptuarit”.
Ka nga ata që e kanë kritikuar këtë qëndrim të Hermetistëve dhe që kanë pohuar se ata nuk kanë shfaqur frymën e duhur në politikën e tyre të izolimit dhe të rezervimit. Por një vështrim për një moment mbrapa mbi faqet e historisë do të tregojë urtësinë e Mjeshtrave, të cilët e dinin marrëzinë e përpjekjes për t’i mësuar botës atë që ajo nuk ishte as gati dhe as e gatshme ta merrte. Hermetistët nuk kanë kërkuar kurrë të bëhen martirë dhe, përkundrazi, janë ulur të heshtur mënjanë me një buzëqeshje keqardhjeje në buzët e tyre të mbyllura, ndërsa “paganët tërboheshin me zhurmë rreth tyre” në zbavitjen e tyre të zakonshme për të vrarë dhe torturuar entuziastët e ndershëm, por të devijuar, të cilët imagjinonin se mund të detyronin mbi një racë barbarësh të vërtetën që mund të kuptohej vetëm nga të zgjedhurit që kishin përparuar përgjatë Rrugës.
Dhe shpirti i persekutimit ende nuk është shuar në tokë. Ka disa Mësime Hermetike, të cilat, nëse shpalleshin publikisht, do të rrëzonin mbi mësuesit një thirrje të madhe përbuzjeje dhe sharjeje nga turma, të cilët do të ngrinin sërish thirrjen “Kryqëzoje! Kryqëzoje!”. Në këtë vepër të vogël ne jemi përpjekur t’ju japim një ide mbi mësimet themelore të Kybalionit, duke u përpjekur t’ju japim Parimet e punës, duke ju lënë që t’i zbatoni ato vetë, në vënd që të përpiqemi të përpunojmë mësimin në detaje. Nëse jeni një student i vërtetë, do të jeni në gjëndje t’i përpunoni dhe zbatoni këto Parime – nëse jo, atëherë duhet ta zhvilloni veten në një, sepse përndryshe Mësimet Hermetike do të jenë si “fjalë, fjalë, fjalë” për ju.
TRE NISMETARET.


